Sindikatat e Shëndetësisë akuzojnë Hotin për përfaqësim partiak në Komisionin për reagim ndaj COVID-19

E publikuar: 22/06/2020 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, thotë se janë të indinjuar në lidhje me përfaqësimin e punëtorëve shëndetësorë në komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 nga ana e Zyrës së Kryeministrit.

Në një komunikatë për media thuhet se FSSHK që nga fillimi ka vërejtur se kryeministri Hoti ka politizuar përfaqësimin sindikal duke i ftuar individë ish-kandidatë për deputet nga radhët e partisë së tij, LDK, në takime dhe organizime të tilla.

FSSHK duke qenë përfaqësuese e mbi 11 mijë punëtorëve shëndetësorë, bën të ditur se tani e tutje nuk merr përgjegjësi për veprimet që do t’i ndërmerr ky komision me përfaqësues, të cilët sipas kësaj federate, mbrojnë interesat e ngushta politike partiake dhe jo interesat e punëtorëve shëndetësor./KOHANET/