Sindikata e zhgënjyer me Kuvendin për mosmiratimin e Ligjit të ri për RTK-në

13.09.2019 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sindikata e zhgënjyer me Kuvendin për mosmiratimin e Ligjit të ri për RTK-në

Sindikata e punëtorëve të RTK-së ka shprehur edhe njëherë indinjatën e saj lidhur me neglizhencën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit të ri për Transmetuesin Publik.

Përmes reagimi për media, sindikata sqaron se situata në medium nuk është e mirë dhe vetëm po shkon duke u rënduar, shkruan lajmi.net.

Ata thonë se do të ndërmarrin veprime ligjore, dhe nuk do të presin më nga Kuvendi.

Sindikata po ashtu përmes këtij reagimi i ka bërë thirrje Bordit që të mblidhet sa më parë për caktimin e kryetarit.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së shpreh zhgënjim të thellë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe të gjitha partive politike në vend të cilat tash e 20 vjet qëllimisht nuk po i gjejnë zgjidhje mediumit të vetëm publik RTK. Është e sata herë që Kuvendi i Kosovës fillon procedurat kinse ta miratojë ligjin e ri për RTK-në, përveç vizitave të anëtarëve të Komisionit për Media ne vende të ndryshme të rajonit për të parë praktikat e këtyre vendeve sa i përket ligjit për transmetuesin publik, ky komision dhe partitë politike përsëri dështuan për ta miratuar ligjin e ri të RTK-së, dhe në këtë komision i kanë pasur përfaqësuesit e tyre.

Të nderuar përfaqësues të partive politike, situata në mediumin publik është jo e mirë dhe vetëm sa po shkon duke u rënduar. SPERTK ju bën me dije se ne nuk do të rrimë duarkryq kur është në pyetje RTK, ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat ligjorë për ta mbrojtur mediumin e vetëm publik, për të cilin ju e keni dëshmuar se nuk jeni te interesuar ta rregulloni RTK-në përmes ligjit të ri fare. Deri kur duhet të pres RTK që ju te gjeni zgjidhje për të deri sa te rrënohen objektet e stërvjetruara dhe të vdesë dikush nga ne? Deri sa të shkatërrohet medium publik? Apo kjo është e qëllimshme për ta dobësuar RTK-në përmes formave të ndryshme dhe për të forcuar ndonjërin nga TV privat në Kosovë. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë edhe nëse dikush e ka në skenar.

SPERTK po ashtu i bën thirrje Bordit të mblidhet sa më parë dhe sa më parë ta emëroj kryetarin e Bordit, po ashtu Bordi në afat sa më të shpejtë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së duhet të zgjedh drejtorin e TV-RTK-së dhe kryeredaktorët në mënyrë që RTK të funksionojë normalisht.

SPERTK pret nga legjislatura e re që në fillim të punës së saj të miratojë ligjin e ri të RTK-së, i cili do t’i hapte rrugë zhvillimit të RTK-së dhe kushteve më të mira për kolegët tanë, duke filluar nga ndërtimi i objektit, digjitalizimi dhe forma e pavarur e financimit. SPERTK e ka kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në ligjin për pagat dhe vazhdon ta mbajë të njëjtin qëndrim dhe se vetëm ligji i ri do të garantonte funksionimin e pavarur të RTK-së dhe përjashtimin e individëve të cilët vijnë nga politika dhe kanë mision shkatërrimin e RTK-së.

SPERTK në ditët ne vijim do të kërkojë takim me ambasadat e vendeve të ndryshme në Kosovë, dhe Zyrën e BE-së për t’i njoftuar me situatën jo të mirë në Mediumin Publik e për të cilën fajin kryesor e kanë partitë politike dhe Kuvendi i Kosovës. Ne po ashtu ditët në vijim do t’ju njoftojmë edhe për kohën se kur do të fillojmë me protesta për të kërkuar të drejtat tona të cilat janë të garnatuara me ligjet ne fuqi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Publikohet fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

Publikohet fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

Dhimbjet e rritës europiane: Çekia – Kosova 2:1

Dhimbjet e rritës europiane: Çekia – Kosova 2:1

Grenell: Nisma për Mini-Schengenin mund të jetë e suksesshme nëse përfshihet edhe Kosova

Grenell: Nisma për Mini-Schengenin mund të jetë e suksesshme nëse përfshihet edhe Kosova

Doris Pack: Një gjyqtare kushtetuese në Shqipëri betohet para noterit, absurde. BE duhet të veprojë

Doris Pack: Një gjyqtare kushtetuese në Shqipëri betohet para noterit, absurde. BE duhet të veprojë

Lajmi i fundit: Remzije Mustafa u gjet shëndosh e mirë, shkoi vetë te banesa

Lajmi i fundit: Remzije Mustafa u gjet shëndosh e mirë, shkoi vetë te banesa

Nëse i keni vendosur gomat e dimrit, s’jeni të obliguar të keni zinxhirë në veturë — sipas Ministrisë

Nëse i keni vendosur gomat e dimrit, s’jeni të obliguar të keni zinxhirë në veturë — sipas Ministrisë

Sulmohen tifozët kosovarë në Çeki

Sulmohen tifozët kosovarë në Çeki

Limaj: Vendimi Gjykatës Supreme mbrojti integritetin e zgjedhjeve

Limaj: Vendimi Gjykatës Supreme mbrojti integritetin e zgjedhjeve

Ambasadori gjerman: Lajm i shkëlqyeshëm zgjedhja e Beyer si raportues për Kosovën

Ambasadori gjerman: Lajm i shkëlqyeshëm zgjedhja e Beyer si raportues për Kosovën

Bilall Sherifi: Nuk do t’i kujtojmë fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve

Bilall Sherifi: Nuk do t’i kujtojmë fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve

Vendos Supremja, votat nga Serbia s’do të jenë pjesë e rezultatit të zgjedhjeve – Nisma në Kuvend

Vendos Supremja, votat nga Serbia s’do të jenë pjesë e rezultatit të zgjedhjeve – Nisma në Kuvend

Delegacioni i Policisë së Kosovës, gjatë qëndrimit disa ditor në Vjenë të Austrisë, ka realizuar disa takime zyrtare

Delegacioni i Policisë së Kosovës, gjatë qëndrimit disa ditor në Vjenë të Austrisë, ka realizuar disa takime zyrtare

Mustafa uron zgjedhjen e deputetit Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Mustafa uron zgjedhjen e deputetit Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Haradinaj për Beyer: Uroj të jetë rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë

Haradinaj për Beyer: Uroj të jetë rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë

Haziri: Në Gjilan nuk është rritur dhuna në familje, por është rritur raportimi për dhunën

Haziri: Në Gjilan nuk është rritur dhuna në familje, por është rritur raportimi për dhunën

Diskutim në tryezën e rrumbullakët – Si të përmirësojmë më tej sistemin e ndërmjetësimit në Kosovë?

Diskutim në tryezën e rrumbullakët – Si të përmirësojmë më tej sistemin e ndërmjetësimit në Kosovë?