Sindikata e RTK-së mirëpret votimin në parim të ligjit për transmetuesin publik

E publikuar: 30/05/2019 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës ka mirëpritur votimin në lexim të parë të ligjit të ri për transmetuesin publik.

Kjo sindikatë përmes një kumtese thekson se pret që ky ligj së shepjti të kalojë edhe në lexim të dytë.
“SPERTK nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit për të mirën e Transmetuesit Publik në Kosovë dhe kolegëve tanë. SPERTK përshëndet reflektimin e deputetëve për ta përmirësuar situatën e rëndë në të cilën gjendet RTK”.
“SPERTK falënderon po ashtu të gjithë kolegët e RTK-së për mbështetje dhe po ashtu ju uron për ligjin e ri të RTK-së. Tani e tutje RTK dhe punonjësit e saj do të kenë kushte të mira për të zhvilluar punën e tyre profesionale”, thuhet në komunikatë.