Sindikata e Policisë këmbëngul, këtë muaj rrogat duan t’i marrin sipas Ligjit të pagave

E publikuar: 11/12/2019 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka deklaruar se kjo sindikatë dëshiron ta shoh implementimin e Ligjit të pagave, qysh në muajin dhjetor.

Tasholli tha se Sindikata e Policisë e kundërshton shfuqizimin e Ligjit për pagat.

“Pakënaqësia është në nivelin e lartë dhe nëse kërkesat tona mbesin ashtu siç dëshiron dikush, ne nuk do të rrijmë duarkryq”, tha ai.

“Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët. Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht?!”, tha Tasholli, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Tasholli nuk e anashkaloi mundësinë e futjes në greve, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim.