Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat paralajmëron protestë para Komunës së Prishtinës

E publikuar: 09/06/2020 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë para Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie për moskrijimin e kushteve për punë

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga SPSP-ja.
“Ju njoftojmë se në takimin e mbajtur me datë 09.06.2020 në zyrën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës , shoqata e radio taksive mori vendim ne shenjë pakënaqësie nga komuna e Prishtinës për mos krijimin e kushteve për punë të protestojë për tri ditë rresht para komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Protesta do të mbahet nga data 15 deri më 17 qershor.

“Protesta do të mbahet me datën 15-16-17 qershor 2020 ku rreth 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit te komunës pa e penguar komunikacionin. Protestat fillojnë nga ora 11 dhe zgjasin deri në orën 12”, thekson njoftimi.