Sindikata e Pavarur e RTK-se takohet me deputete te grupeve Parlamentare

E publikuar: 07/02/2019 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së ka takuar në takime të ndara deputetët e Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, Mimoza Kusari, Shqipe Pantina, Arban Abrashi dhe Muharrem Nita.

Në këto takime Sindikata ka shprehur shetësimin e saj rreth mosgatishmerise se bordit per ta rishpallur konkursin për drejtor gjeneral të RTK-së duke e shkelur keshtu ligjin e RTK-së dhe statutin e saj. 

Gjithashtu deputetët u njoftuan  se për monitorimin e këtij konkursi kishin shprehur gatishmëri përfaqësuesit nga Ambasada Britanike, të cilët çuditërisht ishin refuzuar nga Bordi. Për Transmetuesin Publik është jetike që ky proces të zhvillohet në transparencë të plotë në mënyrë që të vinë në shprehje udhëheqës të merituar dhe profesionistë.

Me deputetët e Kuvendit të Kosovës u bisedua për çështjen e ligjit të ri të RTK-së dhe u kërkua nga ta që ky ligj të ridefinohet në mënyrë që të forcohen mekanizmat që rrisin efikasitetin e Transmetuesit Publik.

SPRTK gjithashtu shprehu qëndrimin e saj rreth kufizimit të  pagës maksimale në RTK, duke kërkuar që kjo të rregullohet në kuadër të ligjit të RTK-së.