Sindikata e Infermierëve mirëpret masat shtesë të qeverisë së Kosovës kundër Covid-19

E publikuar: 05/07/2020 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës i ka mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për masat e vendosura sot, me theks të veçant riorganizimin dhe angazhimin e stafit infermieror në klinikat ku po trajtohen pacientët me Covid-19, transmeton Kosova Post.

Sindikata po ashtu mirëpret dhe vazhdimin e masës së stimulimit për personelit shëndetësor të cilët po ballafaqohen tash e sa muaj me këtë pandemi, kërkesa këto të cilat me kohë kjo sindikatë i ka adresuar dhe parashtruar në institucionet relevante duke fillu nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës vlerëson në maksimum punën dhe angazhimin e infermierëve në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vlerësim të cilin edhe vetëm Ministri Zemaj me prezencën e vetë në Klinikën Infektive e konstatoj se infermierët dhe në përgjithësi personeli shëndetësor me të vërtetë janë heronj të gjallë”, shkruan në komunikatën e dërguar për media.

Kjo sindikatë mbetet e përkushtuar duke dhënë kontributin në çdo kohë dhe aty ku kërkohet, duke riafirmuar qytetarët e Republikës së Kosovës që infermieri ashtu si deri tani, nuk do të dorëzohet, mirëpo pavarsisht sfidave dhe vështirësive, do të jetë afër pacientëve duke u ofruar kujdes maksimal dhe cilësor infermieror.