Sindikalistët thonë se RTK-ja ka probleme sikur Telekomi me produkte të jashtme

E publikuar: 08/06/2019 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

As anëtarët e Bordit dhe as sindikatat e punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nuk kanë qëndrim të njëjtë rreth Projektligjit që synon të rregullojë financimin dhe çështje të tjera të transmetuesit publik.

Përplasje qëndrimesh kishte të premten gjatë dëgjimit publik, i cili është organizuar të premten nga Komisioni i Administratës Publike. Disa e kanë përkrahur Projektligjin e disa e kanë konsideruar tejet të dëmshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Çështjet që i kanë vënë në pah kundërshtimet mes tyre kishin të bënin me mënyrën e financimit të RTK-së, mënyrën e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm, të anëtarëve të Bordit, me produktet e jashtme, e kështu me radhë.

Para se të fillojë debati nga përfaqësuesit që ishin të ftuar, deputeti Milaim Zeka, ka kërkuar që të sqarohet para qytetarëve se Projektligji nuk ka hyrë në fuqi, por është miratuar vetëm në lexim të parë.

Ai vetë ka thënë se nuk do ta votojë këtë projektligj në lexim të dytë, nëse nuk lejohet që qytetari ta bëjë parapagimin në çfarëdo forme që ai zgjedh: bankës, postës apo KEDS-it.

“Me qindra qytetarë më kanë shkruar rreth pagesës, duke thënë se ‘pse po na plaçkitni me 2.50 euro për RTK-në”, ka thënë ai. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)