Simulimi i lëshimit në karuselin më të madh në botë, përfshirë pjesën vertikale të gjatë 75 metra (Video)

E publikuar: 01/03/2019 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një park atraksionesh në Kanada, po punohet për karuselin më të madh në botë, që njëherësh është edhe më i shpejtë dhe ofron udhëtimin më të gjatë.

Yukon Striker është emëruar struktura gjigante, që do të aktivizohet më tre maj në Toronto, transmeton Telegrafi.

Lëshimi do të fillojë nga 67 metra lartësi, teksa vizitorët qëndrojnë në kabinën që nuk ka dysheme, për ta bërë gjithçka edhe më drithëruese. Udhëtimi përfshinë edhe pjesën vertikale prej 75 metra, që përfundon në një hapësirë të errët sikur të jetë minierë.

Brenda tre minutave e 25 sekondave, vizitorët do të kenë kaluar nëpër 1,104 metra, në disa pjesë duke lëvizur edhe me 120 kilometra në orë.

Kur të fillojë punën, Yukon Stiker që e rrotullon kabinën në 360 shkallë, pritet të thyejë disa rekorde. /Telegrafi/