Simptomat e mungesës së kromit

14.06.2018 06:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Simptomat e mungesës së kromit

Kromi është një mineral i cili është thelbësor për shëndetin e të gjithë organizmit. Megjithatë, studimet kanë treguar se një numër i madh i njerëzve vuajnë nga mungesa e tij. Mungesa e këtij minerali mund ta dëmtojë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetesës.

Marrja e kromit është veçanërisht e rëndësishme gjatë sezonit të festave, sepse ky mineral është thelbësor për shpërbërjen e sheqernave dhe nishestesë.

Roli i kromit në trup

Kromi e kryen një varg të funksioneve vitale në trupin tonë, duke përfshirë:

– ruajtjen e shëndetit të arterieve;
– ruajtjen e shëndetit të zemrës;
– kontrollin e dëshirës së madhe për ëmbëlsira;
– parandalimin e ndryshimeve të papritura të gjendjes shpirtërore;
– ruajtjen e një peshe të shëndetshme të trupit;
– ruajtjen e nivelit stabil të sheqerit në gjak;
– ruajtjen e nivelit stabil të energjisë.

Simptomat e mungesës së kromit

Një pjesë e madhe e këtyre simptomave në fakt ngjan me simptomat e problemeve të tjera shëndetësore. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të kemi vizita të rregullta mjekësore dhe të kemi kujdes me marrjen e të gjitha komponimeve të rëndësishme ushqyese.

Disa simptoma janë:

– Nivelet e larta të kolesterolit
– Vështirësi me tretjen e sheqerit ose alkoolit
– Nivelet e larta të triglicerideve
– Hipoglikemia (niveli i sheqerit në gjak është i ulët kronikisht)
– Diabeti (edhe pse diabeti është i lidhur me faktorë të tjerë, mungesa e kromit është shpesh një prej tyre).

Burimet e kromit

• birra
• tharmi
• perimet me gjethe të gjelbra
• bishtajoret
• patatet
• drithërat dhe buka.

Kromin e gjejmë edhe në kallam të sheqerit. Por për fat të keq industria ushqimore e eliminon këtë mineral gjatë prodhimit të sheqerit të bardhë.

Kërkesa e rekomanduar ditore

Konsumi i rekomanduar ditor i kromit është 20 deri në 120 mikrogramë. Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se do të ishte edhe më mirë në qoftë se në ditë merrni 200-290 mikrogramë të kromit. Besohet se atletët përballen me rrezikun jashtëzakonisht të lartë të mungesës së kromit për shkak të konsumit të lartë të energjisë në baza ditore.

Suplementet e kromit

Nutrologët besojnë se kromin është më mirë ta konsumoni përmes ushqimit, sepse suplementet e kromit përmbajnë forma të ndryshme të kromit. Kjo është pikërisht arsyeja se pse secili person do të reagojë ndryshe ndaj një lloji të caktuar të kromit.

Nëse merrni suplemente të kromit, kushtoni vëmendje reagimit të trupit. Zakonisht duhet marrë rregullisht krom gjatë një periudhe prej disa muajsh për t’i vërejtur ndryshimet e para. /Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Gjermania thirrje për vendosjen e një takse globale për kompanitë teknologjike

Gjermania thirrje për vendosjen e një takse globale për kompanitë teknologjike

Rulota që shndërrohet në një shtëpi luksoze (Foto/Video)

Rulota që shndërrohet në një shtëpi luksoze (Foto/Video)

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-1 Plzen: Benzema lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-1 Plzen: Benzema lojtar i ndeshjes

Përse penisi dhe thimthat kanë ngjyrë më të errët se pjesët e tjera të trupit?

Përse penisi dhe thimthat kanë ngjyrë më të errët se pjesët e tjera të trupit?

Telefoni i shumëpritur me palosje i Samsung pranë debutimit

Telefoni i shumëpritur me palosje i Samsung pranë debutimit

Notat e lojtarëve: Roma 3-0 CSKA, shkëlqen Dzeko

Notat e lojtarëve: Roma 3-0 CSKA, shkëlqen Dzeko

Notat e lojtarëve, Shakhtar 0-3 Manchester City: David Silva shkëlqen

Notat e lojtarëve, Shakhtar 0-3 Manchester City: David Silva shkëlqen

Çmendet aplikacioni Google News, konsumon deri në 24GB internet

Çmendet aplikacioni Google News, konsumon deri në 24GB internet

SHBA ka në fuqi një ligj që lejon “pushtimin e Holandës”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i dini

SHBA ka në fuqi një ligj që lejon “pushtimin e Holandës”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i dini

Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat!

Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat!

Mourinho: Juventusi në një nivel tjetër

Mourinho: Juventusi në një nivel tjetër

Të rinjtë po braktisin Facebook në favor të Instagram dhe Snapchat

Të rinjtë po braktisin Facebook në favor të Instagram dhe Snapchat

Allegri pas fitores me Manchester Unitedin: Jemi mirë, por duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit

Allegri pas fitores me Manchester Unitedin: Jemi mirë, por duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit

iOS 12.1 do të përmirësojë cilësinë e fotove selfie në iPhone XS

iOS 12.1 do të përmirësojë cilësinë e fotove selfie në iPhone XS

Ndikimi i duhanit në shëndetin oral

Ndikimi i duhanit në shëndetin oral

Roma nënshtron CSKA Moskën

Roma nënshtron CSKA Moskën