Simone Zaza ka shënuar het-trik brenda tetë minutave (Video)

E publikuar: 20/09/2017 00:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valencia ka fituar me rezultat 5-0 ndaj Malagas, ndërsa sulmuesi italian Simone Zaza ka shënuar het-trik.

Zaza këtë e ka arritur brenda tetë minutave ku golin e parë e ka shënuar në minutën  e 55-të, të dytin në minutën e 60-të, ndërsa të tretin në minutën e 63-të.

Simone Zaza bëhet i katërti italian që shënon het-trik në La Liga.

Ish sulmuesi i Sassuolos, Juventusit dhe West Ham United, ka shkëlqyer në këtë takim.

Italiani i parë që kishte shënuar het-trik ishte Christian Vieri në vitin 1997 kundër Real Zaragoza me fanellën e Atletico Madridit. Vieri ka shënuar edhe katër gola ndaj Salamancas.

Pozitat nga ku i shënoi golat

Ky është sezoni i dyti i Zazas te Valencia.

Simone Zaza këtë sezon ka shënuar katër gola dhe është i dyti në ranglistë të La Ligas pas Lionel Messit me 9 gola. /Telegrafi/