Simmons: BE po i ndjek penalisht ish-komandantët e UÇK-së, por jo ata serbë që kryen krime në Kosovë

E publikuar: 12/05/2021 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons është treguar shumë i ashpër edhe njëherë me Bashkimin Evropian, teksa ka përmendur edhe Dhomat e Specializuara të Hagës.

Me anë të një postimi në Twitter, Simmons ka thënë se Kosova duhet ta ketë kusht në dialog që të ndiqen penalisht komandantët serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Sipas tij, BE po i ndjek në këtë formë vetëm ish-komandantët e UÇK-së.

“BE po ndjek penalisht ish komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë? Pse? Ndjekja penale e atyre me përkatësi etnike serbe DUHET të jetë kusht i dialogut Serbi-Kosovë”, ka thënë ai.