Simiqi nuk beson i premtimit të Thaçit për heqje të taksës

E publikuar: 08/01/2019 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq sot në rts ka thënë se ajo që është publikuar në Washington post për iniciativën e Hashim Thaçit që taksa e Kosovës e vënë ndaj mallrave të Serbisë të hiqet, është shpifje.

Ai në vazhdim ka përkujtuar se të gjitha anëtarët e Qeverisë në Kosovës nga partia e tij (Thaçit) kanë votuar për vënie të taksës.

Ka thënë se Thaçi është dora e djathtë e Kadri Veselit i cili publikisht është lavdëruar se propozimi i Haradinajt në fillim ka qenë që taksa të jetë 30 %, ndërsa propozimi i tij ka qenë 100 për qind, transmeton Koha.net.

“Kjo është loja klasike ndërmjet policit të keq e të mirë në të cilën njëri aktron se si nuk i urren serbët dhe i respekton si bashkëbisedues, në radhë të parë presidentin Aleksandar Vuçiq kur flitet për negociata në Bruksel, ndërsa në anën tjetër Haradinaj do të përfaqësojë vijën e fortë që duhet të krijojë kushte të atilla që serbëve t’iu rëndohet sa më shumë jeta në Kosovë “, ka theksuar Simiq.

Simiqi në fund ka fajësuar shqiptarë të Kosovës për, siç ka thënë, vjedhje dhe plaçkitje të serbëve në Kosovë.