Simiq zbulon planin e Listës Serbe nëse Kosova krijon ushtrinë

E publikuar: 12/12/2018 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka bërë të ditur planet e tyre nëse Kosova krijon ushtrinë të premten.

Lista Serbe pret nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare që deri të premten të nënshtrojë presion të fuqishëm ndaj Prishtinës për t’u tërhequr nga formimi i ushtrisë së Kosovës, ka thënë Slavko Simiç.

“Nëse ndodh të premten, jam i sigurt se do të ketë tensione të mëdha dhe se Prishtina do ta krijojë një flakë të re politike të cilën do ta përdor edhe ndaj popullit serbë në Kosovë, por edhe ndaj Beogradit, e me shumë siguri se një flakë e tillë politikë, nëse krijohet, do të krijojë tym në gjithë rajonin”, deklaroi ai për “TV Prva”, përcjell lajmi.net.

I pyetur se cili do të jetë reagimi i Listës Serbe ndaj formimit të mundshëm të ushtrisë së Kosovës dhe nëse tashmë janë konsultuar me Beogradin, Simiq ka thënë se Lista Serbe është vazhdimisht në komunikim me presidentin Aleksandar Vuçiq, drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe qeverinë serbe.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, shtoi ai, presin rrjedhën e seancës të premten dhe nëse kalon votimi për ushtrinë në kuvend, pritet të paraqesin ankesë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që së paku në atë mënyrë të shtyjnë procesin.

“Nëse Gjykata Kushtetuese bëhet objektive, profesionale dhe nëse tregon integritetin e saj institucional, është e sigurt se do të shfuqizonte votimin, sepse paraqet shkelje të plotë të kushtetutës së Kosovës”, u shpreh Simiq