Simiq: Ne do të flasim me të gjithë, duke përfshirë edhe Haradinajn

E publikuar: 10/07/2017 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se partia e tij është e gatshme të diskutojë me të gjitha partitë politike në Kosovë për krijmin e institucioneve, raporton Tanjug.

Ai madje e ka shprehur gatishmërinë të bisedojë edhe me kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.

“Ne jemi të gatshëm për të biseduar, kur ekzsiton një dëshirë e sinqertë që serbët të mbështeten në Parlament dhe Qeveri. Nëse shohim se ka diçka konstruktive dhe fleksibile, ne do të jemi gati të marrim pjesë në Qeveri”, tha Simiq në një intervistë për RSE.