Simeone i prish punë Conte­s

E publikuar: 27/02/2016 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Simeone do të emërohet trajneri i ri i Chelsea­t. Trajneri i Atletico Madridit do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, edhe pse ka kontratë në Vicente Calderon deri në vitin 2020.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se ai dëshiron që të nis një aventurë të re në Angli me Blutë e Londrës.

Antonio Conte konsiderohej si favorit për postin në Stamford Bridge, por mesa duket argjentinasi konsiderohet si zgjedhje e parë për Chelsea­n.
Pronari i “Bluve”, Roman Abramovich mesa duket preferon më shumë Simeonen se Conten.