Simeone pohon: Një ditë do të drejtoj Interin

E publikuar: 27/04/2016 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Pablo Simeone nuk e fsheh ambicien e tij për të qenë trajner i Interit në të ardhmen. Tekniku i Atletico Madrid e shprehu këtë objektiv të tij për të ardhmen, në një intervistë për median italiane.

“Me Zanettin flas shpesh në telefon dhe nuk kam frikë ta pohoj, – tha Simeone. – Një ditë do të kthehem tek Interi, pasi si futbollist kam pasur kujtime shumë të bukura te kjo skuadër. Të qenit trajner i saj është një objektiv për mua”.

Diego Pablo Simeone e ka veshur fanelën e Interit për dy sezone; në 1997-’98 dhe në 1988-’99; duke fituar me zikaltrit Kupën UEFA, kur në pankinë ishte trajner Luigi Simoni. Argjentinasi ka luajtur 85 ndeshje gjithsej me Interin, duke shënuar 14 gola./tch/