Simeone ka respekt të madh për Solarin

E publikuar: 03/11/2018 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Simeone thotë se ka një ndjenjë të veçantë për trajnerin e përkohshëm të Real Madridit, Santiago Solari.

Pas shkarkimit të Lopeteguit ishte Solari ai që mori rolin e trajnerit të përkohshëm te Reali.

Simeone ka qenë trajner i Solarit gjatë kohës kur ishte teknik i San Lorenzos dhe mirëpriti vendimin e Realit që t’i japë mundësi trajnerit të ekipit B.

“Ne kemi pasur marrëdhënie të mira në fund të karrierës së tij et San Lorenzo”.

“Kam kujtime të mira me të, dashuri ëtm adhe dhe respekt. Si person, i dëshiroj shumë suksese”, deklaroi Simeone.

Atletico Madridi udhëton te Leganes të shtunën në kërkim që të vazhdojë serinë prej shtatë ndeshjeve pa humbje në La Liga. /Telegrafi/