Simeone ia pranon Barcelonës

E publikuar: 29/02/2016 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Simeone e ka pranuar se Barcelona është më e mira.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka pranuar se është e vështirë që Barcelona të mposhtet, pasi ata për momentin janë skuadra më e mirë në botë.

Ai tha se ata po bëjnë përpjekje që të përmirësojnë lojën e tyre, por është e vështirë, pasi edhe Barcelona po i fiton të gjitha ndeshjet.

“Ju gjithmonë dëshironi të përmirësoheni dhe të luani ndeshje të mirë. Por, Barcelona është vështirë të mposhtët, pasi ata janë skuadra më e mirë”, tha Simeone gjatë konferencës për media. /Express/