Simeone dhe Dybala, takim në Madrid

E publikuar: 20/03/2018 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është takuar dhe ka darkuar me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Sipas Radio Marca, Simeone ka pritur në tavolinë i vetëm lojtarin e njohur si ‘La Joya’ deri sa erdhi në Restorant Kabuki, ku kanë diskutuar pastaj për një kohë të gjatë.

Dybala është duke i kaluar disa ditë në Madrid, pasi nuk është ftuar nga Argjentina.

(Foto: Getty Images)

Në Spanjë ka spekulime se ai është në bisedime edhe me Real Madridi, ku është takuar me disa drejtor të klubit.

Tani fokusi është kthyer te rivali i tyre Atletico Madridi, ku Dybala shihet si zëvendësues ideal i Antoine Griezmann.

Diego Simeone. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Griezmann flitet se mund të largohet drejt Barcelonës.

Dybala ka kontratë me Juventusin edhe për shumë vite, pasi ka nënshkruar në këtë vit, ku ka marr fanellën me numrin 10-të. /Telegrafi/