“Simbol i luftës ndaj CoVid-19”/ Përloti botën me foton e saj, shërohet infermierja që u bë virale në rrjet

E publikuar: 02/04/2020 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lajm tepër i mirë ka ardhur nga Italia. Infermierja e quajtur Elena e cila u bë virale në rrjet për shkak të një fotoje të saj që shihej mbi tastierë, është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio i cili ka ripostuar foton e Elenës.

“Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mediat.

Ndërsa Di Maio shkruan “Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë. Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”

Infermierja 43 vjecare rezultoi positive ndaj testit të koronavirusit por fatmirësisht pas 17 ditësh ajo është shëruar.

/tch/