Silva zihet me burrin para se të shkonte tek emisioni 'Rudina', kjo është arsyeja

E publikuar: 07/07/2018 06:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata me këngët e tyre kanë arritur që të bëhen shumë të dashur për publikun shqiptar dhe përfliten shpesh nga mediat.

Ditën e sotme ata kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Rudina’ mirëpo pak përpara se të dilnin live patën një debat mes tyre, të cilin Silva e tregoi në emision.

“Pesë minuta përpara emisionit, më tha se nuk i pëlqente modeli i flokëve. Çfarë fitoi se ma tha? Unë vendosa t’i bëja flokët gërshet sot”, tha Silva.


Ndërkohë Dafi nga ana tjetër tregoi se e ka shumë të vështirë të shtiret dhe kur si pëlqen diçka e thotë menjëherë. Ata treguar më shumë për jetën e tyre private, si dhe për projektin më të ri i cili titullohet ‘Shqipe’.

Ndër të tjera Silva dhe Dafi folën dhe për djalin e tyre si dhe për planet që kanë për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë. Siç tregoi dhe Silva ata kanë dëshirë që të bëhen prindër përsëri, por e kanë të pamundur për shkak të karrierës së tyre.