Sifilizi ishte përhapur në Evropë para se Kolombo të zbulonte Amerikën

E publikuar: 16/08/2020 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sifilizi mund të jetë përhapur në Evropë edhe përpara se Kristofor Kolombo të lundronte drejt Botës së Re.

Kjo hipotezë, që përjashton eksploruesin gjenovez nga akuza se ka importuar ”sëmundjen e turpit”, doli pas një studimi të Institutit të Mjekësisë Evolucionare të Universitetit të Cyrihut, i botuar në revistën ”Current Biology”.

Duke analizuar disa skelete që gjenden në Finlandë, Estoni dhe Holandë, studiuesit zbuluan gjurmë të infeksioneve të shkaktuara nga disa subspecie të bakterit ”treponema pallidum”, substanca përgjegjëse për sifilizin.

Të dyja analizat molekulare të gjenomit të tyre dhe datimi i radiokarbonit të mostrave tregojnë se mikroorganizmat datojnë në një periudhë midis fillimit të shekujve XV dhe XVIII, pra ”treponema pallidum” ka qenë e pranishme në Evropë para udhëtimit të famshëm të Kolombo.

“Duket se epidemia e parë e njohur e sifilizit nuk mund t’i atribuohet vetëm udhëtimeve të Kolombo në Amerikë. Llojet e ndryshme mund të kenë evoluar së bashku duke shkëmbyer materiale gjenetike para dhe gjatë kontaktit ndërkontinental. Mund të na duhet të rishikojmë teoritë tona mbi origjinën e sifilizit dhe sëmundjeve të tjera nga bakteret troponema”, theksoi gjenetistja Verena Schunemann./atsh