Si zhduken demokracitë?

13.01.2018 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Si zhduken demokracitë?

Liberalizmi pretendon të jetë neutral, por në të vërtetë është antikulturë. Ai i shkëput njerëzit nga natyra, komuniteti, tradita dhe vendi. I shkëput nga koha. “Mirënjohja për të shkuarën dhe detyrimet për të ardhmen, zëvendësohen nga një ndjekje pothuaj universale për kënaqësinë e momentit”
Të gjithë bien dakord se shoqëria është në një rrugë të keqe, po cili është ekzaktësisht shkaku i kësaj të keqeje?

Disa e vënë theksin në problemet ekonomike: Përqëndrimi i njëkohshëm i pasurisë në majë dhe stanjacioni në shtresën e mesme, e ka delegjitimuar sistemin. Njerëz si unë e vënë theksin në problemet kulturore. Nëse ke 60 vite individualizëm radikal dhe meritokraci të pamëshirshme, do të përfundosh me një shoqëri të atomizuar, mosbesuese dhe të përçarë.

Por disa e vënë theksin tek intelektuali. Njerëzit që projektuan sistemin tonë liberal bënë gabime themelore, të cilët tashmë po na rikthehen. Politologu i Notre Dame Patrick Deneen bie në këtë kamp. Libri i tij i fundit “Përse dështoi liberalizmi”, është një sfidë për ata prej nesh, që duan të ringjallin rendin demokratik liberal. Do të tërheqë shumë ndjekës, mes atyre që po humbasin besimin tek i gjithë projekti.

Deneen argumenton se liberal demokracia i ka tradhëtuar premtimet e veta. Duhej të nxiste barazinë, por ka sjellë më shumë pabarazi dhe një aristokraci të re. Duhej t’u jepte njerëzve të zakonshëm kontroll mbi qeverinë, por njerëzit e zakonshëm ndihen të larguar prej qeverisë. Duhej të nxiste lirinë, por krijon një kulturë popullore të degraduar, në të cilën konsumatorët bëhen skllevër të orekseve të tyre.

Shumë të rinj ndihen të zënë në kurth, brenda një sistemi tek i cili nuk besojnë. Deneen citon një prej këtyre studentëve: “Për arsye se ne e shohim njerëzimin – dhe si pasojë, institucionet e tij – si të korruptuar dhe egoist, i vetmi person tek i cili mund të mbështetemi është vetja jonë. E vetmja mënyrë që mund të shmangim dështimin, të mos ndjehemi të lënë në baltë, dhe në fund të mos zhytemi në botën kaotike që na rrethon, është që të kemi mjetet (sigurinë financiare) për t’u mbështetur vetëm tek vetja”.

Problemi, argumenton Deneen, nisi qysh në krye të herës. Filozofitë greke dhe mesjetare vlerësuan lirinë, por ato e kuptonin që, përpara se një person të mund të ndihmonte në qeverisjen e shoqërisë, duhej që të ishte në gjendje të qeveriste vetveten. Njerëzit duhej të mësoheshin me virtytin përmes institucioneve që nuk i kishin zgjedhur – familja, feja, komuniteti, normat sociale.

Kur komunizmi dhe fashizmi dështuan në shekullin 20, ky version i liberalizmit u duk triumfues. Por ishte një fitore si ajo e Pirros, argumenton Deneen.

Liberalizmi pretendon të jetë neutral, por në të vërtetë është antikulturë. Ai i shkëput njerëzit nga natyra, komuniteti, tradita dhe vendi. I shkëput nga koha. “Mirënjohja për të shkuarën dhe detyrimet për të ardhmen, zëvendësohen nga një ndjekje pothuaj universale për kënaqësinë e momentit”.

Një herë që familja dhe komuniteti lokal gërryhen dhe normat sociale shpërbëhen, individët mbeten lakuriq dhe të pambrojtur. Ata kërkojnë ngushëllim tek shteti. Enden mes sistemeve jopersonale: kapitalizmi global dhe shteti i largët. Teksa rendi social kalbet, njerëzit kapen pas sigurisë që ofron autoritarizmi. “Një tipar i totalitarizmit modern ishte se ai u ngjit dhe mori pushtetin përmes pakënaqësisë së izolimit dhe vetmisë së njerëzve”, vëren ai. Deneen u bën thirrje njerëzve që t’i dedikohen komunitetit lokal – një lloj agrarianizmi i Uendell Berrit.

Libri i Deneen është i vlefshëm sepse ai fokusohet në problemin qendror të kohës tonë. Debatet e rëndësishme tani nuk janë për politikat. Janë për vlerat dhe strukturat themelore të rendit tonë social. Megjithëkëtë, ai gabohet. Demokracia liberale ka ecur mirë për 300 vjet. Nëse problemi do të ishte vërtetë në rrënjët e saj, a nuk do të ishte shfaqur më herët?

Vështirësitë burojnë jo në diçka të qenësishme të liberalizmit, por nga fakti që ne kemi neglizhuar rendin moral dhe vizionin e dinjitetit njerëzor, që janë të mishëruar brenda vetë liberalizmit. Siç e dinë ata që kanë lexuar Xhon Stjuart Millin, Uollt Uitmanin, Abraham Linkolnin, Vaslav Havelin, Majkëll Novakun dhe Meir Soloveiçikun, demokracia liberale përmban një version të pasur të lulëzimit dhe solidaritetit njerëzor, të cilin Deneen e fshin si me gomë, nga historia.

Liberal demokracia dhe rendi moral ngrihen mbi idenë që shpirtërat formohen në liri dhe jo në servilizëm, në zgjerim dhe jo në stanjacion. Mbi idenë se institucionet tona themelore – si familja, besimi, tradita dhe komuniteti – na orientojnë drejt dashurive më të mëdha dhe ëndrrave të përbashkëta, të cilat më pas i ndjekim në palestrën e madhe të lirisë.

Po, liberalizmi ndonjëherë ka tension me fenë, traditën, familjen dhe komunitetin, që Deneen me të drejtë i lartëson. Por liberalizmi nuk është vrasësi i tyre. Në këto momente që flasim, ka shërues komunitetesh në qyteza dhe qytete, të cilët jetojnë konkretisht vizionin liberal demokratik të jetës së mirë – të ngulitur thellë në komunitetet e tyre, dorëzuar në idealet e tyre, duke u zgjatur dorën komuniteteve të tjera, duke u rritur në lirinë e tyre.

Nuk kemi pse kënaqemi me vogëlsira./NYT – Në shqip nga Bota.al/Gazeta Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ekrani i Google Pixel 3 XL është prodhuar nga Samsung

Ekrani i Google Pixel 3 XL është prodhuar nga Samsung

Scholes: As Messi nuk do t’i bënte punë Unitedit

Scholes: As Messi nuk do t’i bënte punë Unitedit

Ndihma e parë me përdorim të Defibrilatorit të jashtëm automatik (AED)

Ndihma e parë me përdorim të Defibrilatorit të jashtëm automatik (AED)

Franca fiton me rikthim ndaj Gjermanisë, Griezmann hero i ‘gjelave’

Franca fiton me rikthim ndaj Gjermanisë, Griezmann hero i ‘gjelave’

Bezos parashikon, 1 trilion njerëz në sistemin diellor

Bezos parashikon, 1 trilion njerëz në sistemin diellor

Kinezja bie në akuariumin e peshkaqenëve, shpëtoi mrekullisht edhe pse qëndroi në ujë për 60 sekonda (Video)

Kinezja bie në akuariumin e peshkaqenëve, shpëtoi mrekullisht edhe pse qëndroi në ujë për 60 sekonda (Video)

Bisedimet për duelin ndërmjet Joshuas dhe Wilderit fillojnë menjëherë pas meçit të amerikanit me Tyson Furyn

Bisedimet për duelin ndërmjet Joshuas dhe Wilderit fillojnë menjëherë pas meçit të amerikanit me Tyson Furyn

iPhone XR do të jetë më i suksesshëm sesa iPhone XS thotë analisti shquar

iPhone XR do të jetë më i suksesshëm sesa iPhone XS thotë analisti shquar

Sonte fillon edicioni i ri i NBA që pritet të jetë i jashtëzakonshëm – Këto janë 15 lëvizjet e bujshme që ndodhën

Sonte fillon edicioni i ri i NBA që pritet të jetë i jashtëzakonshëm – Këto janë 15 lëvizjet e bujshme që ndodhën

Vuani nga zgjerimi i venave në këmbë? Ja si t’i shëroni!

Vuani nga zgjerimi i venave në këmbë? Ja si t’i shëroni!

Shfletuesit kryesorë braktisin standardin 20 vjeçar të sigurisë në internet TLS 1.0 dhe 1.1

Shfletuesit kryesorë braktisin standardin 20 vjeçar të sigurisë në internet TLS 1.0 dhe 1.1

Bartomeu: Umtiti dhe Vermaelen janë të lënduar, do të kërkojmë mbrojtës në janar

Bartomeu: Umtiti dhe Vermaelen janë të lënduar, do të kërkojmë mbrojtës në janar

Për dy vite fjeti 22 orë në ditë dhe i shtoi 50 kilogramë, pas dietave dhe ushqimit të shëndetshëm riktheu linjat trupore që i kishte dikur (Foto)

Për dy vite fjeti 22 orë në ditë dhe i shtoi 50 kilogramë, pas dietave dhe ushqimit të shëndetshëm riktheu linjat trupore që i kishte dikur (Foto)

Notat e lojtarëve, Francë 2-1 Gjermani: Griezmann shënon dy herë, por Kroos vlerësohet më lartë

Notat e lojtarëve, Francë 2-1 Gjermani: Griezmann shënon dy herë, por Kroos vlerësohet më lartë

Montblanc Summit 2 është ora e parë inteligjente me procesorin Snapdragon Wear 3100

Montblanc Summit 2 është ora e parë inteligjente me procesorin Snapdragon Wear 3100

A duhet ta ndërprisni pirjen e lëngjeve të frutave

A duhet ta ndërprisni pirjen e lëngjeve të frutave