Si t’i largoni fëmijët nga teknologjia

01.02.2016 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Si t’i largoni fëmijët nga teknologjia

Teknologjia ka efekte të shumta negative në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijëve prandaj është e rëndësishme që ne të kujdesemi në mënyrë që ti mbajmë sa më larg fëmijët nga këto pajisje.

Disa mënyra se si të largoni fëmijët nga pajisjet teknologjike janë;

Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë
Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund t’i përdorin tabletat apo të luajnë video lojra dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Ndani kohë për të përdorur pajisjet teknologjike për shembull gjatë kohës kur jeni duke përgatitur ushqimin, mirëpo kur hani darkë shmangni këto pajisje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.

Lexoni
Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën. Fëmijët gjithashtu zhvillojnë aftësitë dëgjuese përderisa ju jeni duke lexuar me zë të lartë, dhe kjo mund të zhvillojë fjalorin e tyre që në moshë të re.

Zhvilloni interesin e tyre për muzikë
Të shtyni fëmijët tuaj për të mësuar ndonjë instrument është një mënyrë shumë e mirë për t’i inkurajuar ato kundër teknologjisë, ekspertët pajtohen se për shkak se muzika zhvillon pjesë të ndryshme të trurit në të njëjtën kohë, rezultatet e rregullta rezultojnë në funksionim më të avancuar të trurit. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis të mësuarit e një instrumenti dhe aftësive të zgjeruara verbale, kujtesës, disiplinës, inteligjencës emocionale, madje edhe leximi dhe aftësitë e matematikës. Të mësoni ndonjë instrument apo të dëgjoni muzikë së bashku, paraqet një aktivitet të madh familjar për t’i shmangur fëmijët nga teknologjia.

Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit
Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 72% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre. Ky 72% i të rinjve flejnë një orë më pak se mesatarja e fëmijëve që nuk flejnë me pajisjet e tyre. Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmsoferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.

Jepni një shembull të mirë
Sipas një artikulli të bërë kohëve të fundit, theksohet se fëmijët formojnë identitetin e tyre duke ju imituar juve. Ju nuk duhet të prisni që fëmija juaj të zhvillojë shprehi të mira që nuk e shfaqni veten. Asnjëherë mos e sillni telefonin tuaj në tryezë, dhe çkyqni rregullisht pajisjet sa herë që fëmija juaj ju sheh se jeni duke e bërë atë. Ofroni kohë të mjaftueshme për biseda në familje si dhe ndani kohë së bashku me anëtarët e familjes. Kjo është mundësia juaj për t’u larguar nga bota e teknologjisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nora Istrefi e gjitha në lëkurë, mahnit me dukjen

Nora Istrefi e gjitha në lëkurë, mahnit me dukjen

Carlos Vela, i hapur për transferim në Barcelonë

Carlos Vela, i hapur për transferim në Barcelonë

Barcelona-Real luhet në 18 dhjetor, El Clasico ka një datë

Barcelona-Real luhet në 18 dhjetor, El Clasico ka një datë

Tottenham – Crvena Zvezda 9:2 (VIDEO)

Tottenham – Crvena Zvezda 9:2 (VIDEO)

Chloe Ferry, edhe sot sjell format bombastike nga Dubai

Chloe Ferry, edhe sot sjell format bombastike nga Dubai

Kampioni nuk ndalet, Marc Marquez fiton dhe Çmimin e Madh të Japonisë

Kampioni nuk ndalet, Marc Marquez fiton dhe Çmimin e Madh të Japonisë

FFK jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

FFK jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

“Stupcat” tallen keq me zgjedhjet, tregojnë si shiten votat në Kosovë

“Stupcat” tallen keq me zgjedhjet, tregojnë si shiten votat në Kosovë

La kamerën e ndezur aksidentalisht, zbulon se gruaja po e tradhton me shokun e ngushtë

La kamerën e ndezur aksidentalisht, zbulon se gruaja po e tradhton me shokun e ngushtë

Beqiraj i emocionuar nga mikpritja e “Dardanëve”, thotë se Kosova e meritoi fitoren

Beqiraj i emocionuar nga mikpritja e “Dardanëve”, thotë se Kosova e meritoi fitoren

Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi – thotë shqip ‘urime’

Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi – thotë shqip ‘urime’

Moldavi-Shqipëri mbyllet 0-4 për kuqezinjtë

Moldavi-Shqipëri mbyllet 0-4 për kuqezinjtë

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha

Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha