Si të zgjidhni problemin kur ai “mbaron punë shpejt”

E publikuar: 08/02/2016 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ejakulimi i parakohshëm, është ejakulimi që vjen përpara se personi të këtë prekur partneren, dhe/ose përpara se të ketë penetruar tek ajo, dhe/ose në një kohë të shkurtër pas penetrimit!

Nuk është e mundur të përcaktohet kjo “kohë e shkurtër” saktësisht, por sigurisht që është një kohë e tillë që nuk i lejon partneres të arrijë orgazëm, shkruan “ASK Men”.

Deri në momentin që koitusi (bashkimi) ka pasur si qëllim vetëm aktin e pllenimit sesa kënaqësinë, edhe pse ejakulimi mund të jetë i parakohshëm, është i mjaftueshëm, mjaft që të ndodhë gjatë penetrimit!

Ndërsa, nëse koitusi ka si qëllim vendosjen e një raporti kënaqësie, ejakulimi i parakohshëm nuk është më as i mjaftueshëm dhe as funksional.

Masters dhe Johnson kanë përshkruar 4 faza të ciklit të përgjigjes seksuale: eksitimi, plate (plato), orgazma dhe shkrehja.

Në fazën e parë arrihen nivele të larta tensioni seksual, në të dytën këto nivele mbahen për një farë kohe, në të tretën këto nivele rriten papritur për të arritur një pikë kulmore që është orgazma, në fazën e katërt, tensioni seksual i mbledhur bie për të përfunduar në nivelin fillestar (të nisjes).

Meshkujt me ejakulim të parakohshëm, kanë një fazë eksitimi shumë të shpejtë që vazhdon direkt me orgazmën pa një fazë “plateau”, pra cikli mbyllet pothuajse menjëherë sapo ka filluar.

Impakti i problemit ne çift

Ashtu si u përmend më sipër, në përkufizimin e ejakulimit të parakohshëm, ky i fundit ndikon në marrjen e kënaqësisë seksuale nga ana e partneres dhe zvogëlon gjithashtu kënaqësitë e personit që e vuan këtë, duke çuar kështu në zbehjen e raportit. Puhia: E rëndësishme për tu përmendur është që ejakulimi i parakohshëm haset rëndom dhe korrigjohet lehtësisht. Ai nuk ka të bëjë me shqetësimet nervore apo të personalitetit.

Terapeutikë

Ejakulimi është një proces me dy faza.

E para konsiston në kontraksionet (tkurrjet) e vazave deferente, vezikulave seminale dhe prostates. Në të njëjtën kohë mbyllet sfinkteri i fshikëzës? Kështu një sasi lëngu seminal i pasur me spermatozoidë, shtyhet në pars prostatica të uretrës.

Faza e dytë konsiston në kontraksionin ritmik të muskujve genital që e shtyjnë likidin seminal jashtë uretrës.

Kur faza e parë e ejakulimit ka filluar, nuk mund të ndalet më(me anë të vullnetit).

Ky koncept është thelbësor për të kuptuar saktë mënyrën sesi kurohet ejakulimi i parakohshëm. Terapia e kurimit të ejakulimit është komportamentale.

Meshkujt e prekur nga ky keqfunksionim, në fakt, duhet të mësojnë të dallojnë ndryshimin midis niveleve të larta të tensionit seksual (eksitimit) dhe ejakulimit që e pason, duke ndërprerë fazën e rritjes së tensionit, përpara se faza e parë e ejakulimit të ketë filluar.

Dy janë teknikat më të shpeshta të përdorura, teknika “stop-start”(ndalo-fillo)dhe teknika “squeeze”(shkund). Tek e para, ndërprerja mund të praktikohet duke hequr dorë nga stimulimi genital, derisa të vijë më pak nevojë për ejakulim ndërsa në mënyrën e dytë, i njejti qëllim mund të arrihet duke komprimuar në glans penis nga partnerja kur orgazma afrohet. /Puhia.com/