Si të qëndrojnë erëzat më shumë

E publikuar: 03/03/2018 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erëza të freskëta apo të thata – nuk është krejt njësoj.

Nëse dëshironi që gjellën ta ngrini në nivel më të lartë, erëzat e freskëta janë të domosdoshme.

Qoftë që i kultivoni vetë apo i blini, po ju japim disa këshilla se si t’ju qëndrojnë më shumë.

Mos u bëni të vrazhdë me këto bimë të brishta, mos i lani nën vrushkull uji, sepse mund t’i dëmtoni, por zhytni në një enë me ujë, pastaj thani me peshqir.

Thika e topitur është armik i erëzave, duhet të përdorni thikë me teh të mprehtë. Kur i pritni, në dërrasë qitni pak kripë në mënyrë që të mos “fluturojnë” nëpër të, transmeton Telegrafi.

Vetëm rozmarinën dhe trumzën nuk duhet prerë por vetëm duhet këputur me gishta, në drejtimin e kundërt nga i cili rritet bima.

Bimët më të forta me fletë të dendura dhe të thepisura dhe me kërcell druri siç janë trumza, rozmarina dhe sherbela, mund t’i ruani në qese plastike në pjesën më të ngrohtë të frigoriferit.

Erëzat e brishta siç janë borziloku, majdanozi, koriandara, duhet t’i trajtoni si lule, hiqjani majat dhe lini në një enë në të cilën keni qitur 2 cm ujë.

Lërini në tavolinën e kuzhinës në vend që t’i mbani në frigorifer. Do t’ia shtoni qëndrueshmërinë nëse i mbështillni me peshqir letre, pastaj vendosni në qese plastike.

Janë dy mënyra se si t’i ruani në frigorifer me ngrirje të thellë. E para është që t’i vendosni erëzat në enë plastike për akull, qitni vaj secilit kub ose ujë dhe ngrijini.

Për shije në intensive, ndiqni recetën për salcë pesto, vetëm borzilokun zëvendësojeni me cilëndo erzë tjetër dhe do të përfitoni bombë të koncentruar të shijes.

Një lugë të vogël kripë qiteni në kube, pastaj ngrijeni.

Kur të dëshironi t’i përdorni, vetëm nxirrni nga frigoriferi i ngrirjes së thellë, futni në mikrovalë, mund t’i qitni edhe në tigan me përbërësit e tjerë. /Telegrafi/