Si të “menaxhoni” një lidhje në distancë

E publikuar: 02/05/2015 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëdhëniet në distancë mund të jenë vërtet të vështira, sidomos në fillim. Mund të bëhet jo e këndshme kur e do dikë, por je i/e ndarë me kilometra të tërë. Mund të krijohen tensione, impenjimi mes jush mund të vihet në provë, për të treguar së bashku se keni durim për t’i bërë gjërat që të funksionojnë. Por çiftet që janë në distancë kanë një komunikim mjaft të mirë dhe kanë besim mes njëri-tjetrit, që i ndihmon ata të krijojnë baza solide për një lidhje të gjatë e të lumtur.

Bëni pakt me këtë lloj marrëdhënieje

Nëse varet nga fakti se partneri/ja mund të ndryshojë qytet për arsye banimi, shkollimi ose punësimi, ju duhet të bëheni të vetëdijshëm se jeni të ndarë për momentin. Jepini kohë vetes për të reflektuar. Mosparja ose mostakimi me të është diçka që mund t’ju bëjë keq, sidomos kur marrëdhënia është në fillimin e saj dhe nuk mund të dilni për të kaluar kohë bashkë. Por ju duhet ta pranoni këtë gjë medoemos ose përndryshe lidhja nuk do të bëjë asnjë progres dhe kështu do të ndiheni të palumtur.

Pranoni gjithçka që keni

Nëse e doni vërtet partnerin tuaj, falënderojeni për faktin se e keni gjetur, edhe pse për momentin nuk është me ju. Jini mirënjohës për një marrëdhënie që bazohet te një komunikim solid dhe për personin special në jetën tuaj.

Komunikimi

Flisni me këdo që keni afër, përfshirë miqtë dhe familjarët. Bëju të ditur atyre se në ç’situatë gjendeni dhe se si ndiheni. Po ashtu është e rëndësishme që të jeni gjithnjë të hapur dhe të ndershëm me partnerin, një dialog i mirë është çelësi për të qenë i lumtur.

Krijoni një metodë komunikimi

Edhe pse nuk duket, në fillim mund të jetë e vështirë për të kuptuar se si të mbani një formë të duhur dialogu. Qoftë nëpërmjet Skype-it ose thjesht një telefonate, është e rëndësishme që të gjeni mënyrat më të mira për të folur. Llogariteni mirë kohën nëse ju dhe ai keni orare të ndryshme. Për shembull, mbase partneri/ja juaj duhet të heqë paksa dorë nga koha e tij/saj e lirë ose nga hobet e preferuara për të folur me ju. Një gjë e tillë duhet të diskutohet dhe duhet të merret në konsideratë.

Argëtohuni

Një marrëdhënie e palumtur është e kotë! Distanca nuk do t’i ndryshonte gjërat, por kjo nuk do të thotë se së bashku nuk mund të argëtoheni. Shikoni bashkë televizor duke e lënë njëkohësisht në një stacion ku jep emisionin apo programin tuaj të preferuar, bëni shaka, luani, kultivoni të njëjtat pasione … lista është e pafund!

Mos lejoni që fakti i të mosqenët pranë fizikisht t’ju ndalojë për të marrë maksimumin nga marrëdhënia. Nuk është e thënë që të jeni ulur fizikisht pranë tij/saj për të parë televizor. Nuk duhet të jeni në të njëjtën tavolinë për të darkuar.

Jeni optimistë

Edhe pse për të gjithë është normale kalimi i një ditë të keqe, mundohuni që të mos “shtypeni” nga distanca. Mund të jetë e vështirë mungesa e tij/saj, por tregojini se si ndiheni dhe mund t’ju bëjë absolutisht më mirë. Shihni gjithmonë anën pozitive, edhe pse ai/ajo nuk është pranë jush ditë edhe natë. Mos harroni: marrëdhënia në distancë është ajo që ju doni të jetë; nëse ju doni që të jetë një lidhje normale, atëherë ajo e tillë do të jetë dhe së bashku do të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet le të themi.

Mos i lejoni të tjerët që të vendosin për ju

Edhe pse mund të jetë komode që të merrni këshilla herë pas here, nuk duhet të harroni që komandën e marrëdhënies tënde të mos ua lini të tjerëve. Një marrëdhënie në distancë nuk është e ndryshme si të tjerat. Mos dilni jashtë rruge prej atyre çka thonë të tjerët, reagoni duke ndjekur instinktin tuaj. Nëse komunikimi nëpërmjet Skype-it për çdo natë ju bën të lumtur, atëherë bëjeni. Mos i lini të tjerët që t’ju prishin gjënë tuaj dhe më keq. Ata mbase nuk e kanë provuar një gjë të tillë, kështu që nuk e dinë se çfarë ndodh në të vërtetë.

Futuni online

Për çiftet që luftojnë kundër distancës, një zgjidhje është që të futeni online dhe të bëni “kërkime”. Kërkoni artikuj dhe këshilla të dobishme që mund ta përmirësojnë marrëdhënien. Ekzistojnë sajte për marrëdhëniet në distancë që ofrojnë këshilla për çiftet dhe mundësinë për të çatuar me çifte të tjera për një shkëmbim reciprok informacionesh.