Si të mbrohet epoka e luftës çlirimtare?

E publikuar: 02/05/2016 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i ka “hapë” rrugën themelimit të Gjykatës Speciale (të njëanshme) për krimet e luftës në Kosovë.
E quajta kështu të njëanshme, për arsye se kjo Gjykatë nuk parasheh të gjykohen edhe krimet (e shumta) serbe ndaj shqiptarëve, por vetëm ato të shqiptarëve?!
Se a ishte ky një votim i domosdoshëm apo jo, është koha, ajo që po e dëshmonë si votim të padrejtë,…për të cilin votuan mbi 2/3 e deputetëve; disa me (pa) vetëdije, sa të tjerë nën presionin e liderëve partiak,…përderisa më së vështiri ishte të abstenohej nga një votim i tillë !
Tani secili prej liderëve dhe deputetëve në mënyrën e vet po mundohen ta arsyetojnë votimin apo mosvotimin e Gjykatës Speciale!
Pavarësisht votimit pro apo kundër, kjo Gjykatë Speciale, me “bekimin” e ligjvënësve kosovar, është duke bërë përgatitjet e fundit për fillimin e gjykimit të krimeve të supozuara të pjestarëve të UCK-së!
Meqenëse Kuvendi i Republikës së Kosovës ndodhet në prag të shpërbërjes, i mbetët politikbërjes dhe ligjvënësve të legjislaturës së ardhshme të kuvendit, që të gjejnë mënyrën për mbrojtjen e luftës së drejtë çlirimtare në Kosovë.
Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar të dëmtohet imazhi i luftës çlirimtare nga kjo Gjykatë Speciale, sepse do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme për të ardhmën e shtetit tonë,…gjë të cilën e pret Serbia (si nxitëse kryesore e formimit të kësaj gjykate) në fund të procesit gjyqësor.
Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë dy gjëra që e rrezikojnë të ardhmën e njerëzimit në mbarë botën. Gjatë gjykimit të këtyre dy dukurive të shëmtuara duhet pasur kujdes gjithnjë në mospërzierjën e individit me një kolektivitet më të gjërë.
Ashtu si terroristi, edhe krimineli duhet të ndahet nga kolektiviteti i tij, etnia, raca, feja, partia apo cili do grupim tjetër.
Edhe në rastin tonë, duhet treguar kujdesin maksimal në identifikimin e rasteve, trajtimin e barabartë, ballafaqimin me argumente dhe fakte për secilin veq e veq,…duke mos e përzier luftën e pastër çlirimtare më ndonje rast të izoluar (të shkaktuar për motive hakmarrjeje, të nxitur nga urrejtja e krimeve masive serbe ndaj shqiptarëve), apo mospërgjegjësie individuale në rrëthana lufte.
Lufta i ka fituar liritë e shumë popujve të botës, dhe do të jetë prapë e zonja të çlirojë popuj të tjerë nga robëria, shtypja dhe kolonializmi. Lufta i vë në sprovë të madhe të gjitë njerëzit; ku përveq forcës fizike dhe qendrueshmërisë kërkonë përgaditje të lartë morale në përballimin e sfidave shpirtërore.
Kur rruga paqësore nuk e arrin qëllimin, përdorimi i dhunës mbetët opcioni i vetëm për të gjetur domenin e lirisë. Kjo është arsyeja mbi të cilën e ka bazën e drejta e një populli për t’u çliruar, si dhe e drejta e intervenimit humanitar për ta ndihmuar një popull apo vend tjetër të robëruar.
Mbi këtë të drejtë ndodhi edhe intervenimi (për herë të parë) i forcave ajërore të NATO-s për shpëtimin e popullit shqiptar nga shfarosja dhe dëbimi kolektiv.
Lufta në Kosovë nuk erdhi si dëshirë dhe as si qëllim i shqiptarëve. Erdhi për më tepër si imponim dhe nevojë ekzistenciale.
Shqiptarët e Kosovës për afro një dekadë provuan me rezistencën e tyre aktive paqësore. Sa më shumë shtoheshin kërkesat për ndihmë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, aq më tepër rritej dhuna dhe represioni serb ndaj shqiptarëve.
Masakra e forcave serbe ndaj familjes Jashari në marsin e ’98-së ju dha fund shpresave të shqiptarëve për shkuarjën tutje vetëm në rrugë paqësore dhe demokratike, sikurse që edhe masakrat e mëvonshme në gjithë Kosovën,…thyen iluzionet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen në rrugë paqësore të problemit të Kosovës.
Organizimi i shqiptarëve në grupe të armatosura, erdhi si domosdoshmeri e mbrojtjës së nderit dhe dinjitetit familjar, të mbrojtjës së pragut të shtëpisë, siq e thoshte shpesh presidenti historik Ibrahim Rugova (edhe para Tribunalit të Hagës).
Përfundimi i suksesshëm i epokës së luftës do të shëronte shumë plagë, do të hapte një kapitull të ri paqeje si dhe do t’i hapte një përspektivë të ndritshme të ardhmës së vendit tonë dhe mbarë rajonit të trazuar të ballkanit përendimor, fakt ky të cilin duhet ta kenë parasyshë të gjithë, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët.
Megjithatë, për popullin dhe të ardhmen e Kosovës, më e rendësishme se kjo “Gjykatë Speciale”, ka pasur dhe ka nevojë, për krijimin e një Tribunali Special për dënimin e krimeve ekonomike dhe politike në Kosovën e pasluftës,…e cila prodhoj situatën më paradoksale në rajon, të krijimt të një “super” klase të pasur kusarësh politik, karrshi një popullate skajshmërisht të varfër.
Andaj, pa dënimin e këtyre kusarëve politik, të shpërndar gjithandej subjekteve politike, ndryshimi pozitiv dhe fillimi i një epoke të re për Kosovën, do të mbetën vetëm një iluzion në shpirtërat e virgjër dhe atdhedashës të kombit tonë.