Si të largoni aromën e vezës në çdo recetë gatimi

E publikuar: 03/03/2019 06:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është pikërisht aroma që pengon shumë prej tyre të fusin vezën në gojë, duke i mohuar organizmit një sërë vlerash të rëndësishme.

Ekspertët thonë aroma e fortë e vezës i atribuohet një mase të vogël që shpaloset kur veza thyhet dhe hidhet në pjatë apo tigan.

Kjo masë e vogël dhe e ngjitshme ka ngjyrë pak më të errët dhe përmbajtje më të dendur se e bardha e vezës.

Masa në fjalë njihet ndryshe si ‘syri i vezës’ dhe jep aromën karakteristike e shpesh të padurueshme të vezës.

Atë mund ta hiqni me një lugë të vogël dhe më pas ta rrihni vezën  e ta gatuani atë.

Njerëzit me nuhatje të mprehtë kanë receptorë më të fortë dhe e ndiejnë erën e vezës edhe në një enë të larë.

Rregulli i parë i pastrimit është që enët që përdorni për vezë t’i ndani nga të tjerat dhe t’i lani me sfungjerë të veçantë.

Por ka edhe mënyra të tjera për heqjen e kësaj arome .

Soda e Bukës

Soda e bukës heq çdo aromë të keqe.

Mbushni një enë të madhe me ujë dhe sodë buke dhe fusni në të të gjitha enët e përdorura.

Lërini në ujë për mbi një orë dhe më pas lajini me larës të zakonshëm.

Uthulla

Uthulla e tretur në ujë është ideale për heqjen e aromave të këqija.

Me uthull mund të bëni të njëjtën gjë si në rastin e sodës ë bukës , madje edhe të shtoni pak lëng limoni për një aromë freskie.

Aciditeti tek uthulla do të eliminojë tërësisht aromën e vezës.

Lëng Limoni

Limoni përmban acid citrik që eliminon të gjitha aromat.

Ju mund t’i spërkisni enët e përdorura me lëng limoni, ose t’i fërkoni me limon.

Kur enët të jenë pastruar lajini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kafeja

Kafeja e tretur në ujë shërben shumë mirë për të pastruar aromat e këqija.

Enët mund t’i mbuloni me një tretësirë të tillë, t’i fërkoni e më pas t’i shpëlani me ujë të ftohtë.