Si të humbasësh 4 kg në vetëm një javë

E publikuar: 01/02/2019 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unë e kam testuar këtë plan për klientët të cilët donin të humbisnin peshë  përpara një ngjarjeje të rëndësishme për ta, si përshembull: pushimet verore apo xhirimi i një seti fotografish.

Edhe pse nuk është një rregullim afatgjatë i peshës trupore, ky plan mund t’ju nxisë që të filloni të humbisni peshë dhe t’ju motivojë për ndryshime afatgjata më të qëndrueshme.

Hani më pak karbohidrate dhe më shumë proteina

Ju mund të humbni disa kg nëse ndiqni një dietë të rregullt me pak karbohidrate, për vetëm disa ditë.

Në fakt, shumë hulumtime kanë treguar se një dietë me pak karbohidrate është një mënyrë shumë efektive për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin.

Nga ana tjetër, duke u siguruar që të konsumoni më shumë proteina mund të ndihmoni në reduktimin e oreksit dhe rritjen e metabolizmit tuaj.

Përpiquni të eliminoni ose zvogëloni në mënyrë drastike të gjitha karbohidratet dhe sheqernat. Zëvendësojini këto me perime që kanë pak karbohidrate.

Shmangni shumicën e ushqimeve të përpunuara

Kur ju jeni duke u përpjekur për të humbur peshë më shpejt, atëherë mund të jetë e dobishme që të konsumoni një dietë të thjeshtë që të përmbajë të gjitha ushqimet.

Këto ushqime kanë tendencën të jenë shumë të mbushura, gjë që e bëjnë më të lehtë ngrënien e më pak kalorive, duke mos u ngopur në të njejtën kohë.

Gjatë javës, duhet të siguroheni që të hani kryesisht ushqime që përmbajnë të gjithë përbërësit. Shmangni ushqimet që janë të përpunuara.

Duke ngrënë më shumë proteina të lehta dhe më pak kalori mund të jetë tepër e dobishme dhe e kënaqshme për ju, edhe nëqoftëse nuk përfitoni shumë kalori.

Ulni konsumin e kalorive duke ndjekur këto këshilla:

Reduktimi i marrjes së kalorive mund të jetë faktori më i rëndësishëm kur vjen puna te humbja e peshës.

Nëse nuk hani më pak kalori se sa shpenzoni, atëherë nuk do të humbisni yndyrë, pra nuk do të humbisni peshë.

Disa këshilla të thjeshta për të reduktuar marrjen e kalorive:

Numëroni kaloritë: Peshoni dhe regjistroni ushqimet që hani. Përdorni një mjet për numërimin e kalorive për të mbajtur nën kontroll sasinë e tyre dhe lëndëve ushqyese që po merrni.

Hani vetëm në vaktet përkatëse: Zvogëloni të gjitha ushqimet e shpejta dhe mos hani asgjë pas darkës.

Përdorni perime: Plotësoni pjatën tuaj me perime, kufizoni karbohidratet niseshte dhe yndyrnat.

Zgjidhni proteina të lehta: Zgjidhni proteina me yndyrë të ulët, si pulë apo peshk.

Ngrini pesha dhe provoni trajnimin me intensitet të lartë

Ushtrimi është një nga mënyrat më të mira për të djegur dhjamin dhe për të përmirësuar pamjen tuaj.

Trajnimet e rezistencës së plotë të trupit janë gjithashtu një metodë e shkëlqyer për të ulur sasinë e karbohidrateve të trupit tuaj, gjë që mund të çojë në një rënie të shpejtë të peshës.

Trajnimi me intensitet të lartë është një metodë shumë efektive.

Hulumtimet sugjerojnë se 5-10 minuta trajnim me intensitet të lartë mund të çojë në përfitime të ngjashme ose më të mëdha për shëndetin dhe humbjen e peshës, të ngjashme me pesë herë më shumë se ushtrimi i rregullt.

Ju mund të kryeni trajnim me intensitet të lartë tre deri katër herë në javë. Është shumë e rëndësishme për ta bërë këtë me 100% përpjekje ose intensitet. Shumica e sprinteve nuk duhet të zgjasin më shumë se 30 sekonda.

Disa ushtrime që mund t’i provoni:

Raundi 1: sprint 10 x 20 sekonda me pushim 40 sekonda;

Raundi 2: sprint 15 x 15 sekonda me pushim 30 sekonda;

Raundi 3: sprint 7 x 30 sekonda me pushim 60 sekonda;

Raundii 4: 20 x 10 sekonda sprint me 20 sekonda pushim.

Jini aktivë edhe jashtë palestrës

Për të djegur kalori shtesë dhe për të humbur më shumë peshë, mund të rrisni edhe aktivitetin tuaj të përditshëm.

Në fakt, sa aktiv jeni gjatë ditës kur nuk ushtroheni, luan një rol shumë të rëndësishëm në humbjen e peshës dhe obezitetin.

Nëse bëni një punë të lëvizshme në vend të një pune në zyrë, atëherë digjni rreth 1000 kalori në ditë. Kjo është e barabartë me 90 deri 120 minuta stërvitje me intensitet të lartë.

Ndryshimet e thjeshta të jetesës si ecja ose çiklizmi, mund t’ju ndihmojë të digjni shumë kalori.