Si të fshihni vendndodhjen tuaj nga Facebook Messenger

E publikuar: 02/06/2015 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook vendosi të ndajë aplikacionin e saj të mesazheve nga furnizuesi i lajmeve, duke detyruar përdoruesit që të shkarkojnë aplikacionin Messenger.

Por ky aplikacion për pajisjet mobile është bërë shumë problematik këto ditët e fundit, pasi i jep mundësi përdoruesve të monitorojnë vendndodhjen e miqve në momentin që ata i shkruajnë njëri-tjetrit.

Si të fshihni vendndodhjen tuaj nga Facebook Messenger

Një mekanizëm për shfletuesin Google Chrome mund të tregojë se ku ndodheni ju kur dërgoni mesazh tek dikush tjetër. Ky program quhet Marauders Map dhe është krijuar nga një student bashkë me një punonjës të ardhshëm të Facebook-ut, Aran Khanna.

Nëse doni që të mos tregohet më vendndodhja juaj kur i dërgoni mesazh dikujt nëpërmjet Facebook Messenger, atëherë duhet të ndiqni këto udhëzime:

Android

Shkoni tek Messenger>Settings>Location dhe çaktivizoni kutinë që lejon mesazhet të përfshijnë vendndodhjen tuaj. Për të qenë më të sigurt, shkoni tek Settings (tek telefoni ose tableti), pastaj shkoni tek shërbimet Location>autorizimet Location, klikoni tek aplikacioni Messenger dhe zgjidhni opsionin “Reject” nga menuja në të djathtën.

iOS

Shkoni tek Settings>Privacy>Location, klikoni tek aplikacioni Messenger dhe zgjidhni opsionin “Never”.

Si të fshihni vendndodhjen tuaj nga Facebook Messenger.