Si ta zbuloni që foshnja juaj nuk është mirë

15.01.2016 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Si ta zbuloni që foshnja juaj nuk është mirë

Bebet japin shenja të ndryshme kur ata nuk ndjehen mirë. Më të dukshmet prej tyre janë rritja e temperaturës, rrjedhja e hundës, kollitja dhe puçrrat.

Po ashtu ka edhe disa shenja të tjera më pak të dallueshme: bebja juaj duket e përgjumur ose nevrike, e painteresuar për asgjë dhe për askënd rrotull, ka pak ose aspak apetit, ka më shumë jargë se zakonisht, ose jashtëqitja e saj është shumë e trashë ose e lëngshme.

Edhe intensiteti dhe kohëzgjatja e këtyre simptomave janë faktorë të cilët do ‘ju ndihmojnë juve, kujdestares ose mjekut të gjeni mënyrën për t’i mjekuar.

Temperatura e lartë

Rritja e temperaturës është një mënyrë përmes të cilës bebja reagon ndaj një infeksioni. Nëse temperatura është mbi 38 gradë Celsius, bebja ka temperaturë të lartë. Nëse foshnja ka më pak se dy muaj dhe temperatura e saj është afro 38 gradë Celsius, atëherë kontaktojeni mjekun. Mjekun duhet kontaktuar edhe nëse temperatura ka zgjatur disa ditë, ose nëse ka puçrra krahas temperaturës.

Kollitja

Gërhitja dhe bllokimi i hundëve mund ta përkeqësojnë gjendjen e foshnjës tuaj. Sigurohuni që rrugët e frymëmarrjes të jenë të pastra dhe që bebja të mos ketë vështirësi në frymëmarrje. Kontaktojeni mjekun tuaj nëse kollitja e foshnjës tuaj vjen nga thellësia e gjoksit, nëse frymëmarrja është e vështirësuar ose nëse ajo gërhet.

Hundë të bllokuara

Foshnja juaj nuk mund t’i fryjë hundët, andaj ju duhet ta bëni këtë për të duke shfrytëzuar një thithëse të hundës (kjo duket si një balon i vogël i fryrë me një grykë të hollë që depërton në hundë dhe thith mukusin). Foshnjës nuk i pëlqen kur ky gyp futet në hundë dhe do të tentojë ta heqë atë, gjë që e bën punën tuaj edhe më të vështirë.

Për t’ia dalë, rrotulloni krahun rreth kokës së foshnjës duke vendosur dorën në gjoksin e saj për të bllokuar atë. Me dorën tjetër merrni thithësin dhe shtypeni pompën për të nxjerrë ajrin, pastaj vendoseni majën e thithëses në hundën me butësi por sigurt në vrimën e hundës së tij, dhe lejoni rezervuarin/balonën të zgjerohet. Përsëriteni këtë në vrimën tjetër të hundës.

Dalja e dhëmbëve

Dhëmbët e parë te shumica e bebeve dalin nga muaji i katërt deri në të gjashtin. Me rritjen e dhëmbëve, ata dalin përmes mishit të dhëmbëve që mund të jetë shumë e dhimbshme. Jargët janë shenja e parë e daljes së dhëmbëve dhe mund të ketë një rritje të lehtë të temperaturës. Shumica e foshnjave do t’jua kujtojnë “me zë të lartë” se ata nuk ndjehen mirë. Jepuni atyre ndonjë gomë për dhëmbë e cila është ftohur paraprakisht në frigorifer, për ta mbajtur atë në gojë. Në barnatore ju mund të kërkoni edhe pika apo xhel për masazh të dhëmbëve të foshnjave, të cilat janë mjekimi më i mirë. Në raste të dhimbjeve më të mëdha dhe rritjes së temperaturës ju mund t’i jepni edhe Paracetamol ose të konsultoheni me mjekun tuaj.

Lëndimet dhe gungat në kokë

Pavarësisht se sa të kujdesshëm jeni, bebet do të rrëzohen dhe sa më shumë të rriten gjasat që ata të rrëzohen dhe lëndohen janë më të mëdha. Nëse goditet në kauç, bie nga karrigia e tij e lartë ose ju rrëshqet nga dora pas larjes, ju duhet të kontrolloni për lëndime dhe ta përcillni nga afër për një kohë më të gjatë.

Nëse ai qan pas rrëzimit, është një shenjë e mirë se ai nuk është lënduar seriozisht. Nëse ai është rrëzuar në kokë ose në shpinë, duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë vëzhgimit. Shikojeni me kujdes gjatë 24 orëve dhe çojeni te mjeku ose dhoma e emergjencës nëse:

Duket i pafuqishëm ose i hutuar.
Ka problem të lëvizë ndonjë pjesë të trupit të tij ose vëreni ndonjë dëmtim në krahë ose këmbë.
Nëse ka gjak në pjesën e bardhë të syrit ose lëngje ngjyrë trëndafili që del nga hunda ose veshi.
Tregon shenja të ndonjë tronditje, si sy të nxirë, bebëza jo të njëjta të syrit, ose vjellje.
Nëse fëmija qan kur ju e lëvizni ndonjë pjesë të trupi.
Nëse fle më shumë se zakonisht.
Kur ta dërgoni foshnjën në emergjencë?

Shumica e emergjencave mund të jenë konfuze dhe shenjat e lëndimeve mund të jenë të lehta. Po ashtu mjekët pediatër mund të jetë e vështirë të gjenden në orët kur ju keni nevojë. Mësoni me kohë se ku është emergjenca më e afërt në zonën tuaj.

Lëndimet e foshnjës tuaj të cilat do t’ju detyrojnë të shkoni në emergjencë janë:

Ndonjë prerje që mund të kërkojë qepje.
Vjellje për disa orë ose vjellje energjike.
Mosreagim kur ju tentoni ta zgjoni, veçanërisht nëse foshnja ka pasur temperaturë të lartë ose nëse ka rënë prej diku.
Kur duhet të kërkoni në numrin e emergjencës, 911?

Ka disa raste emergjente në të cilat është e kuptueshme ta telefoni ambulancën menjëherë (në numrin 911 – ky numër është i njëjtë kudo në botë):

Disa djegie, gjakderdhje serioze dhe humbje e vetëdijes.
Kriza dridhjeje ose lëvizje të tjera të pakontrolluar ose të pazakonta të trupit.
Vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje e shpeshtë (mbi 60 herë në minutë).
Nëse fëmija ka ngrënë substanca helmuese ose ndonjë objekt të huaj dhe i është zënë fryma.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


S’e ndalin skandalet, Loredana merr çmim të rëndësishëm në Gjermani

S’e ndalin skandalet, Loredana merr çmim të rëndësishëm në Gjermani

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë