Si ta tejkaloni mundimin nga pija?

E publikuar: 10/05/2015 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpesh mund të ndodhë që ta teproni me pijen dhe një ditë më pas ndjeheni shumë keq. Por ne ju zbulojmë disa veprime me të cilat ju do ta merrni veten shumë shpejt.

– Përdorni shumë vitamina B: Alkooli e konsumon vitaminën B nga sistemi juaj dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë keq ditën e nesërme. Merrni 50 miligramë vitaminë B përpara se të filloni të pini dhe një tjetër teksa pini dhe kjo mund t’ju ndihmojë ditën tjetër të ndjeheni më mirë.

– Konsumoni pije në ngjyrë të kthjellët: Likeret e errëta përmbajnë sasi më të larta të substancave helmuese të cilat quhen kongjenerë dhe kontribuojnë në dhimbje koke nga të pirët. Më mirë konsumoni vodka ose kokteje me xhin në vend të rumit ose uiskit.

– Hani një banane: Nivelet e ulëta të kaliumit ju bëjnë të ndjeheni të dobët dhe mund të keni dhimbje muskujsh. Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju zëvendësojnë mineralet dhe elektrolitet që trupi ka humbur teksa pini. Nëse stomaku nuk ju lejon të hani gjë, qoftë dhe një banane, atëherë bëni një pije miks me banane dhe me mjaltë. Mënyrë tjetër është të konsumoni një banane përpara se të filloni të pini, që të vendosni rezerva kaliumi në trup që më përpara.

– Pini lëng domate: Lëngu i domates është i pasur në vitamina, minerale dhe enzima të cilat i keni humbur pas një natë të gjatë duke pirë. Përmban gjithashtu dhe fruktozë, e cila ndihmon në metabolizmin e alkoolit që ka mbetur ende në sistemin tuaj.