Si ta rrisim lumturinë me një ushtrim ditor prej 10 minutash?

E publikuar: 03/11/2018 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe nëse nuk jeni të diagnostikuar me ndonjë sëmundje mendore, stresi i përditshëm lehtësisht mund ta zvogëlojë nivelin e kënaqësisë në jetën tuaj.

Si t’i zbatojmë teknikat për përmirësim të disponimit?

Sandi Mann, ligjëruese në Universitetin “Central Lancashire”, ofron një zgjidhje. Duke u mbështetur në përvojën e saj si psikologe klinike, ajo ka disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë. Siç e thekson në librin e saj, “Ten Minutes to Happiness” (“Dhjetë minuta drejt lumturisë”), programi i saj ka formën e një “udhëtimi” ditor përmes pyetjeve, i cili duhet të kompletohet në gjashtë pjesë:

1. Cilat përvoja, pavarësisht sa të rëndomta, të kanë dhuruar kënaqësi?

2. Çfarë vlerësimesh dhe përgjigjesh ke pranuar?

3. Cilat ishin çastet kur vërtet ke pasur fat të mirë?

4. Cilat ishin arritjet tua, pavarësisht sa të vogla kanë qenë?

5.Çfarë të ka bërë të ndihesh mirënjohës?

6. Si e shpreh mirësjelljen?

Një pjesë e konsiderueshme e këtij programi është e ndërtuar në bazë të rezultateve të kërkimit shkencor, i cili dëshmon se pak kohë e kushtuar për rishqyrtim të këtyre pyetjeve mund ta zhvendosë vëmendjen tuaj nga gjërat që ju lodhin apo ju mërzisin dhe në këtë mënyrë do të gjeni më shumë lumturi në jetën tuaj.

Gjashtë pyetjet e lartcekura mbështeten në një studim të ri që ka të bëjë me fuqinë e mirësjelljes. Shumë studime kanë dëshmuar se veprat që nuk i kushtohen vetes ndikojnë në mirëqenie dhe e rrisin ndishëm disponimin. Për shembull, është vërtetuar se shpenzimi i të hollave për ta ndihmuar një të panjohur ju bënë shumë më të lumtur sesa shpenzimi i të njëjtës shumë për veten.

Një rishikim 10 minutësh i ditës suaj sigurisht që nuk mund të bëjë mrekulli. Sidoqoftë, kjo teknikë mund t’i bëjë të ndihem më mirë ata që në përgjithësi kanë nivel të ulët të disponimit dhe ndihen të stresuar, por që nuk vuajnë nga ndonjë simptomë e rëndë klinike.