Si ta përdorni mëllagën si ilaç

E publikuar: 05/08/2018 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çaj mëllage (malva silvestris) shërben si pastrues, kundërinfektiv, laksativ, falë numrit të madh të jargëzave të pranishme në gjethe, kërcell e rrënjë. Mëllaga është e vetmja bimë mjekësore që nuk jep efekte anësore, pavarësisht sasisë së përdorur. Shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule dhe lakër të zezë.

Këshillohet për:
gastrit
ciste
dhimbje kyçesh
astmë
Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë. Vlesa me rrënjë mëllage është mjaft efikase për patalogjitë e lartpërmendura.

Udhëzime: 

Një vlim i mirë bëhet kur ziehet për 20 minuta.
Në një litër ujë hedhim tri lugë gjelle mëllage të thërrmuara.
Këshillohet një filxhan tri herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë.