Si ta përdorni Facebook pa internet?

E publikuar: 30/05/2015 01:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Çfarë nëse ju themi se mund ta përdorni rrjetin social Facebook në celular në të njëjtën mënyrë siç e përdorni në PC por pa internet dhe pa u brengosur fare për paketa të internetit që janë në dispozicion nga operatori juaj?
Po është e mundur. Shumë njerëz e kanë provuar këtë trik dhe rrjeti më i madh social në botë aktualisht mund të punojë edhe pa internet – vetëm se celulari duhet të jetë i tipit më të vjetër.

Përdoruesit e Facebook në Indi kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në Facebook pa internet, vetëm duke thirrur në *325# me celularët e tyre, transmeton Lajmi.net.

Si punon kjo? Përcillni këta hapa:
Hapi 1: Thirrni në *325# me celularin tuaj.
Hapi 2: Do të ju kërkohet që të shënoni emrin e përdoruesit në Facebook dhe fjalëkalimin.
Hapi 3: Shkruani detajet tuaja për të pasur qasje në Facebook falas.
Hapi 4: Një mesazh do të paraqitet duke iu ofruar menynë e Facebook. Hiqeni mesazhin.
Hapi 5: Mesazhi tjetër do të ju pyesë që të zgjidhni në mes të 8 opsioneve si News Feed, Update Status etj. Zgjidheni njërën.
Hapi 6: Tani mund t’i përdorni të gjitha veçoritë e Facebook.

Shënim: Për operatorët kosovar dhe Shqipetar nuk dihet se a funksionon kjo metodë, por provojeni!/opozita/