Si ta kaloni dehjen e festës së Vitit të Ri?

E publikuar: 01/01/2020 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si po ndiheni sot? Të trullosur? Akoma të dehur nga festimet e mbrëmshme?

Gjasat janë të mëdha që ju sot nuk po ndiheni edhe aq mirë pas festimeve të gjata e me shumë pije alkoolike.

Ndërsa ju që nuk keni konsumuar shumë alkool mbrëmë dhe jeni mirë – injorojeni këtë artikull

Të tjerët që nuk po ndiheni si është më së miri, gjeni disa këshilla më poshtë se si ta kaloni këtë ditë.

Konsumoni shumë ujë

Po fillojmë me diçka që të gjithë e dimë, por që është zgjidhja më e mirë.

Pirja e alkoolit ndalon trupin nga krijimi i një kemikali të quajtur vasopressin, që do të thotë që veshkat tuaja dërgojnë ujin direkt në fshikëz, në vend që të thithin në trup.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse duhet të shkoni në tualet disa herë kur jeni duke pirë.

Kjo gjithashtu mund të çojë në dehidrim, pasi trupi mund të dëbojë deri në katër herë më shumë ujë, dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ju keni dhimbje koke dhe gojë të thatë.

Zgjidhja më e mirë është të vendosni shishe uji pranë shtratit tuaj para se të flini dhe të pini kohë pas kohe.

Sigurohuni që mbani të pini shumë ujë edhe kur ju zgjoheni edhe në mëngjesin e ardhshëm.

Pini diçka të gazuar

Një studim kinez në kërkim të 57 pijeve të ndryshme zbuloi se limoni dhe limoni i gjlebër ndihmuan në nxjerrjen e alkoolit jashtë sistemit tuaj më shpejtë.

Uji me gaz dhe limon të freskët të shtrydhur është një mundësi edhe më e mirë.

Hapa për dhimbje

Është poashtu një zgjidhje që të gjithë e dini – sidomos kur zgjoheni me ndjenjën se po ju pëlcet koka.

Nëse nuk ju bëjnë punë këshillat tjera, hapat kundër dhimbjes mbesin një opsion, gjithmonë.

Hani mëngjes

Kur zgjoheni në mëngjes pas një nate ku keni pirë shumë alkooli, keni gjithmonë ndjenjën se duhet të hani shumë.

Dhe në fakt bëni mirë. Hani vezë dhe mish pasi janë të pasura me aminoacide dhe kjo mendohet të jetë e mirë në pastrimin e toksinave.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që një mëngjes më i lehtë mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve të sheqerit në gjak pa shkaktuar problemestomaku.

Alkooli gjithashtu mund të zbrazë nivelin tuaj të kaliumit, kështu që të hahet një banane ose dy do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.