Si i ofendon Babaramo shqiptarët e Kosovës?

E publikuar: 21/10/2016 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Opinion”, në TV Klan të Shqipërisë, është folur për sherrin e mediave të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, pas deklaratave, përmbajtja e të cilave prekte bisedimet e kryeministrit Rama me Vuçiqin dhe kombësinë e shtetësinë shqiptare, përkatësisht kosovare.

Përderisa, analistëve nga Kosova u ishte bërë halë në sy përfaqësimi dhe marrja e vendimeve të Ramës në emër të Kosovës, pa e pyetur atë dhe pa qenë i deleguar, analistët nga Shqipëria diskutojnë për vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të qenë të tillë, pra, shqiptarë.

Ilir Babaramo, një analist nga Shqipëria, shqiptarët e Kosovës që flasin për kombin kosovarë i ka quajtur titistë, duke i pyetur se a janë me gjoksin e Cecës apo Nënën Terezë.

Ai ka thënë se një komb kosovarë përkrahët nga ata që në Prishtinë preferonin qëndrimin nën Jugosllavi para Shqipërisë, këngët e këngëtaret serbe dhe vëllazërimin si të Borës e Ramizit para çdo ideja për bashkimin e shqiptarëve.