Si ndihemi kur dashurohemi, sipas shenjave të horoskopit

E publikuar: 07/12/2015 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur dashurohemi, ne veprojmë ndryshe. Hormonet bëjnë që të shkojmë në gjumë dhe të zgjohemi duke menduar për dikë tjetër. Dashuria mund të na bëjë të veprojmë krejt jasht karaketorit tonë.

Mënyra se si veprojmë kur jemi të dashuruar është ndryshe për sicilin nga ne.

Por si ndikon shenja e horoskopit?

Dashi (21 Mars 21- 19 Prill): Dashuria është e zjarrtë

Nuk keni frikë të jeni aventurier. Edhe nëse nuk e njihni mirre atë që dashuroni, kjo nuk ka rëndësi, ju nuk do te prisni të merrni hapin e parë. Jeni të pangopur kur është në pyetje dashuria dhe jeni shumë te kujdesshëm.

Demi (20 Prill – Maj 20): Dashuria është test

Jeni të fuqishëm dhe bëni gjithcka derisa te kryeni një detyrë. Ndjeheni egoist/e në dashuri dhe nuk do te dorëzoheni lehtë; dashuria duhet të fitohet. Ndiheni te fuqishëm, por ndjenjat e juaja digjen ne brendesi.

Binjakët ( 21 Maj –  20 Qershor) Dashuria është misterioze

Edhe pse jeni të shoqërueshëm, ju mbeshteteni më shumë në atë se cfarë mendja juaj thotë se sa në atë se cfarë ndjeni. Kur dashuroheni, nuk jeni shumë te vendosur dhe nuk dini se cfarë të prisni. Iu kenaqin befasitë, por dashuria iu mban te pa balancuar. Të paktën, kurrë nuk ndjeheni te mërzitur.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik) Dashuria është rehati

Keni një dashuri të thellë për shtëpi dhe me të vërtetë i cmoni shokët dhe familjen. Meqë për gjithcka jeni te udhëzuar nga ndjenjat, kur gjeni dashurinë ju ndjeheni shumë të ngrohtë. Dashuria për ju është si një batanie e nxehtë në një mbrëmje të ftoftë.

Luani ( 23 Korrik – 22 Gusht) Dashuria është konsumuese

Keni tendence të kerkoni që vëmendja të përqëndrohet vetëm në ju. Por kur dashuroheni, ju obsesionoheni me personin. Ju mendoni për ta, edhe atëhere kur nuk janë aty pranë jush.

Virgjëresha  (23 Gusht – 22 Shtator): Dashuria është personale

Mendojnë shumë dhe mund te jenë kritikë për veten dhe të tjerët. Ju ndjeheni të eksituar kur dashuria juaj iu ofrohet, por në vend se ta perqafoni ose puthni, ju lestoni ndonjë sarkazëm. Mendoni se nëse i shprehni ndjenjat e juaja, do te humbisni.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor): Dashuria iu bënë të ndjeheni te pa balancuar

Vlerësoni shumë artin, bukurine dhe harmoninë. Ju deshironi që të gjithë të jenë te lumtur dhe të kalojnë mirë. E shprehni dashurinë vazhdimisht përmes gjesteve dhe prekjeve, por ndjeheni jasht rrethit, sikur zemra juaj te ishte një entitet i vecantë.

Akrepi ( 23 Tetor – 21 Nentor): Dashuroni pa frikë

Dashuroni në mënyrë të zjarrtë dhe te pa frikshme. E përjetoni dashurinë dhe emocionet shumë thellë dhe keni tendencë të jeni zotërues ndaj personit që dashuroni.

Shigjetari ( 22 Nentor  – 21 Dhjetor): Dashuria është nje vetë-zbulim

Shigjetaret janë të ndritur dhe entuziast. Gjithmonë te pasionuar dhe kur dashurohen ndjehen sikur pasioni shumefishohet. Jeni më të lumtur kur kenaqni atë që dashuroni.

Bricjapi ( 22 Dhjetor – 19 Janar): Dashuria është mision i pafund

Mund të jeni të ashpër dhe tejet te përgjegjshëm. Kur dashuroheni, ju mendoni se të gjitha aspektet e marrëdhënies varen prej jush. Dashuroni me qëllimin që do te zgjasë tërë jetën dhe bëni gjithcka në fuqinë tuaj që kjo me të vërtetë të ndodhë.

Ujori ( 20 Janar – 18 Shkurt): Dashuria iu zë në befasi

Ujoret duan që të “shpetojne boten” dhe nganjëhere futen në thellësi të cështjeve humanitare, duke harruar për zemrat e tyre. Dashuroheni atëhere kur me së paku prisni. Kur dashuroheni, gjithcka ndihet e fresket sikur ju te dy te jeni duke mësuar një vallezim të ri.