Si ndërhyri Izetbegoviq i BeH-së kur u përmend Kosova në Beograd

06.12.2017 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Si ndërhyri Izetbegoviq i BeH-së kur u përmend Kosova në Beograd

Anëtari boshnjak i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq e ka relativizuar sot qëndrimin që e kanë paraqitur kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çovoq.

Zyrtari serb nga Bosnja Çoviq në konferencën për shtyp në Beogard tha se Sarajeva lidhur me çështjet e brendshme të Serbisë do të harmonizohet me qëndrimet e Beogradit.

Duke folur për këtë harmonizim, Aleksandar Vuçiq, kryetari i Serbisë, tha se lidhur me Kosovën, Bosnja e Hercegovina do të ketë qëndrim të njëjtë sikur dhe Serbia, gjithnjë derisa Serbia të mos marrë një qëndrim tjetër, transmeton Koha.net.

Vuçiq, sipas gazetës “politika” të Beogradit, shtoi se ky është qëndrim i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për qëndrimin e anëtarit serb të këtij trupi.

Izetbegoviq më pas ndërhyri për fjalët që i tha anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq lidhur me harmonizimin politik Sarajevë- Beograd:

“Politikën ndërkombëtare do ta udhëheqin këta tre burra (anëtarë të Kryesisë së B e H-së) dhe ajo do të zhvillohet në Sarajevë . Natyrisht se ne do të marrim para sysh qëndrimet e vendeve fqinje, sepse jetojmë me Serbinë, jetojmë me Kroacinë ashtu si jetojmë edhe me BE-në nga kemi marrë detyrime për procesin e integrimit. Por, qëndrimi imi është se politika e jashtme zhvillohet në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë e kam lutur Çoviqin që këtë ta paraqesë si qëndrim të vetin dhe jo si qëndrim të Presidencës”.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk mbeti indiferent ndaj këtyre fjalëve dhe u përgjigj me dykuptimësinë e tij tashmë të njohur:

“Ja, kështu po iu duket të gjithëve. Unë e kam cituar atë që e kam dëgjuar gjatë bisedave zyrtare, por kështu po duket të jetë edhe rreth Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Mediet serbe që kanë raportuar nga kjo ngjarje nuk kanë ngurruar ta quajnë skandal ndërhyrjen e Izetbegoviqit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Droja e Rusisë: Perëndimi do ta shtyjë Serbinë në NATO

Droja e Rusisë: Perëndimi do ta shtyjë Serbinë në NATO

Vuçiqi thotë se ushtria e Serbisë është shumë e fuqishme

Vuçiqi thotë se ushtria e Serbisë është shumë e fuqishme

Krasniqi: Korrigjimi i kufirit, i pamundur

Krasniqi: Korrigjimi i kufirit, i pamundur

Thaçi i përgjigjet ashpër ambasadorit britanik, thotë se po flet fjalë të çmendura

Thaçi i përgjigjet ashpër ambasadorit britanik, thotë se po flet fjalë të çmendura

Tahiri paralajmëron protesta kundër dhunës ndaj grave

Tahiri paralajmëron protesta kundër dhunës ndaj grave

Sherifi: Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend

Sherifi: Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend

As Merkel nuk ja ndryshon Lutës qëndrimin – Lugina të bashkohet me Kosovën

As Merkel nuk ja ndryshon Lutës qëndrimin – Lugina të bashkohet me Kosovën

Ilir Deda krahason Hashim Thaçin me Sllobodan Millosheviqin e Franjo Tugjmanin

Ilir Deda krahason Hashim Thaçin me Sllobodan Millosheviqin e Franjo Tugjmanin

Ambasadori O’Connell: Kufijtë shkruhen me fjalë por ndryshohen me plumba

Ambasadori O’Connell: Kufijtë shkruhen me fjalë por ndryshohen me plumba

Inxhinieri italian paralajmëroi se ura e Gjenovas duhej të rindërtohej

Inxhinieri italian paralajmëroi se ura e Gjenovas duhej të rindërtohej

Dy prej të akuzuarve për vjedhje e pranojnë fajësinë

Dy prej të akuzuarve për vjedhje e pranojnë fajësinë

Presidenti Thaçi: Jam kundër lëvizjes së kufijve, por për korrigjimin e tyre

Presidenti Thaçi: Jam kundër lëvizjes së kufijve, por për korrigjimin e tyre

Ambasada e Kosovës në Itali: S’kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës

Ambasada e Kosovës në Itali: S’kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës

Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të vriste dashnorin e gruas

Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të vriste dashnorin e gruas

Hashim Thaçi: Deklarata e Merkelit ka munguar gjatë – jam kundër ndryshimit të kufijve

Hashim Thaçi: Deklarata e Merkelit ka munguar gjatë – jam kundër ndryshimit të kufijve

Fletushka qeveritare për informim të qytetarëve për liberalizimin e vizave

Fletushka qeveritare për informim të qytetarëve për liberalizimin e vizave