Si na mbron uji nga sëmundjet?

E publikuar: 10/02/2016 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cilat janë vlerat e ujit në shëndetin tonë?
Sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55 për qind deri në 78 për qind ujë në varësi të madhësisë së trupit. Si rregull pranohet se 2/3 e trupit përbëhet nga uji, i cili është komponenti kryesor i trupit të njeriut. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike. Sepse uji: Transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza; Ndihmon në proçesin e metabolizmit; Mbron organizimin tonë jetësor; Ndihmon organet tona për të absorbuar ushqyes të mire; Rregullon temperaturën e trupit; Heq helmet; Mbron dhe lagështon artikulacionet tona.

Cilat janë efektet e dëmshme dhe simptomat e dehidrimit?
Në rast se trupi ynë dehidratohet, atëherë do të kemi: lodhje;
migrenë; kapsllëk; dhimbje të muskujve; tension jo të rregullt të gjakut; probleme në veshka; tharje të lëkurës; në rast se trupi arrin të dehidratohet në masën 20%, atëherë mund të ndodhë risku i vdekjes.

Sa ujë duhet të pijmë në ditë për të shmangur dehidratimin?
Një qasje e përbashkët është që duhet të konsumohen 8 gota ujë në ditë, por a është kjo e mjaftueshme? Rekomandohet që gratë mesatarisht duhet të konsumojnë 2.2 litra ujë në ditë, ndërsa meshkujt 3 litra ujë në ditë. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 2.5 litra ujë në ditë dhe ato që kanë fëmijë në gji: 2.5 – 3 litra ujë. Gjithsesi sasia ditore e konsumit të ujit ndryshon në varësi të disa faktorëvë që janë: aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore, temperature e mjedisit, mosha, etj. Në rast se kryejmë aktivitet fizik, atëherë trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë.

Mirë është që për çdo një orë aktivitet fizik të konsumohet 0.5 – 1 litër ujë. Gjithashtu, para se të kryejmë aktivitet fizik, duhet që 30 minuta përpara të konsumojmë 1-2 gota ujë. Në rast se qëndrojmë në mjedise me temperature të larta, atëhere sasia që humbet me djersën duhet të zevëndësohet me ujë, dhe për këtë është mirë të konsumojmë 0.5 litra ujë. Personat që janë mbipeshë duhet të konsumojnë për çdo 10 kg të mbipeshës 1 gotë ujë më shumë se personat normalë. Të moshuarit duhen të konsumojnë rregullisht ujë. Por të pish tetë gota ujë në ditë, për disa persona është thuajse e pamundur. Ne ju sjellim disa pesë gjëra që se keni ditur dhe ndoshta do tu shtojnë këmbënguljen për të pirë tetë gota ujë në ditë.

Përmirëson funksionet mendore
Rreth 80 për qind e indit trunor përbëhet nga uji, e rëndësishme është që truri juaj të jetë i hidratuar. Testimet klinike kanë treguar që dehidrimi redukton kujtesën afatshkurtër dhe koncentrimin. Në tru uji u ndihmon proteinave, enzimave dhe materieve ushqyese për të arritur në destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidruar, lëngjet lëvizin më ngadalë.

Mund të parandalojë sëmundjet kritike
Artriti, madje edhe sëmundjet e zemrës janë sëmundje serioze të cilat ndikojnë në miliona njerëz, por mund të shmangni të bëheni pjesë e këtyre statistikave nëse pini mjaft ujë. Lëngu i kyçeve mundëson rrëshqitjen në skajet kërcore të eshtrave në zgavrën e kyçeve. Kur ka mjaft ujë, ka më pak fërkim rreth kyçeve dhe me këtë më pak probabilitet për artrit. Po kështu, kur ka mjaft ujë në sistemin tonë, trupi pastrohet nga toksinat. Reduktohet sasia e kohës të cilën ato toksina e kalojnë në kontakt me zorrën tonë të trashë dhe fshikëzën, që mund të reduktojmë shanset për zhvillim të kancerit.

Mund të ndihmojë të humbni peshë
Jeni të uritur? Provoni të mbushni stomakun tuaj me një gotë ujë. Ai nuk përmban kalori ose yndyra, ndërsa një gotë uji mund të shpejtojë metabolizmin tuaj. Pasi pothuajse çdo proces që zhvillohet në trup kërkon ujë, është e thjeshtë të kuptohet se si gjithçka ngadalësohet kur trupi është i uritur. Hulumtimet kanë treguar sesi pas pirjes së dy gotave me ujë, duhen 10 deri 40 minuta që metabolizmi të fillojë të punojë..

Shpërlan zgavrën e gojës
Thonë që buzëqeshja vlen një milion dollarë dhe nuk kushton asgjë. Mbajtja e buzëqeshjes me dhëmbë të bardhë si margaritarë mund të realizohet thjesht dhe lirë. Kariesi i dhëmbëve vjen nga grumbullim i acideve të cilat ndikojnë në smaltin e dhëmbëve, por pështyma neutralizon acidet. Ajo përmban edhe minerale të veçanta të cilat ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve

Pirja e tepërt e ujit nuk është e shëndetshme

E rëndësishme është të merrni dozën tuaj ditore, por nuk ka nevojë ta teproni. Personat humbin rreth dy deri tri gota ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes. Mos harroni as urinimin. Mbidozimi ndodh kur pini më shumë ujë se sa keni nevojë. Kur ndodh kjo, nivelet e natriumit në trup bëhen të pabalancuara, çka mund të çojë deri te problemet tretëse, sulmet, madje edhe koma.

Sa ujë kemi
Trupi i njerit ka 55%-78% ujë në varësi të madhësisë
Muskuli përbëhet nga 75% ujë
Truri përbëhet nga 90 % ujë
Kocka përbëhet nga 22 % ujë
Gjaku përbëhet nga 83% ujë

Të këqijat që marrim me ujin…

•Sëmundjet me origjinë hidrike janë: Diarreja; Kolera; Hepatiti A; Shistozomiaza; etj.
• Nga sasia e pakët e fluorit në ujin e pijshëm – Kariesi dentar
• Nga sasia e tepërt e fluorit në ujin e pijshëm – Fluoroza endemike
• Nga sasia e tepërt e kalciumit dhe niveli i lartë i fortësisë së përgjithshme të ujit – Kalkuloza renale dhe bilare
• Nga sasia e tepërt e hekurit në ujë – Hemakromatoza
• Prania e niveleve të larta të nitrateve në ujin e pijshëm – Met’hemoglobinemia
• Gusha endemike (nga mungesa e jodit në formacionet tokësore dhe si rezultat edhe në ujin e pijshëm)
•Probleme serioze për shëndetin tonë janë edhe ndotja e burimeve ujore nga kimikatet toksike, ku mund të përmendim: Pesticidet; Metalet e rënda; Hidrokarburet policiklike aromatike (PAH), etj.

Çfarë uji duhet konsumuar?
o Gjithmonë duhet konsumuar ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër për shëndetin.
o Ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër është uji që plotëson normat higjieno-sanitare të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.