Si i bën për vete këngëtaret serbe Qazim Osmani (Foto)

E publikuar: 18/03/2015 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qazim Osmani (55 vjeçar), është një don zhuan në skenën e estradës serbe. Këngëtaret serbe sillen e mbështillen rreth tij e ai, pos vëmendjes atyre, nuk u dhuron banesa, automobila, por unazë.

“Nuk u fal automobila e banesa. I qeras me parfume, orë gardërobë “, ka zbuluar biznesmeni shqiptar Qazim Osmani për gazetën e Beogradit “Kurir”, transmeton koha.net.

“Pyetni femrat çfarë u pëlqen atyre tek unë. Ja, kjo afër meje, thotë se jam markant. Jam njeri i pasur, kam dy vajza e dy djem nga dy martesa. S’e kam ndër mend të martohem”, ka thënë Osmani, i cili ka qenë në lidhje me Natasha Bekvalac, Ana Nikoliq, Sanja Maletiq, Manda Popoviq etj, të gjitha nga estrada serbe.

Për dashuri me të njohurat flet me përmbajtje.

“I dua të gjitha gratë e botës. Me Ana Nikoliq jam parë disa herë. E njoh edhe Natasha Bekvalacin, por edhe shumë këngëtare të reja. E dua këngën, njoh shumë këngëtarë e këngëtare”,ka thënë biznesmeni.

Osmani është i lindur në Koshare, Junik,.

Si 16 vjeçar ka shkuar në Gjermani. Në vitet e 90 mediet gjermane kishin shkruar për të e për vëllanë e vet si ardhës të dyshimtë që “bënin kërdi” nëpër rrugët e e Reperbanit. Në shkrimet e para e përshkruanin si ndihmës punëtori në restorant i cili gjatë natës organizon lojëra të pista bixhozi, ka shumë pari, vozit ferrari të kuq..

“Si 20 vjeçar jam bërë milioner. Edhe tani kam biznes kumari. Kam kudo shtëpi kumari dhe jam krenar me punën nga e cila mirë”, ka thënë Osmani.