Si e liroi Kosova para 5 muajve gjeneralin e dyshuar për krime lufte?

E publikuar: 01/10/2016 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prill të këtij viti, ish-gjenerali i Ushtrisë jugosllave dhe serbe, Milovan Bojovic ishte ndalur nga Policia e Kosovës në piken kufitare në Merdarë. Ndonëse, ai dyshohet për krime lufte në Kosovë, autoritetet kosovare e kishin ndaluar atë për kalim të pa autorizuar të kufirit dhe liruar menjëherë në mungesë të provave. Mirëpo, pala serbe po vepron krejt ndryshe në raport me institucionet e Kosovës.

Pesë muaj më vonë, të enjten në mëngjes, në po të njëjtën pikë kufitare, autoritetet serbe arrestuan drejtorin e Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi. Derisa, mbrëmë, Gjykata e Nishit, për dallimin nga ato kosovare që liruan Bojovicin, Thaqit i caktoi 30 ditë paraburgim për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë i UCK’së.

Ish-gjeneralin serb Milovan Bojuvic, që me 8 Prill 2016 ishte arrestuar në Merdarë, gati dy javë pas, Gjykata e Apelit në vendimin e 20 Prillit 2016 urdhëroi Policinë që ta dërgojnë deri në pikën kufitare më të afërt dhe t’ia dorëzojë policisë kufitare të Serbisë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e ish-gjeneralit serb nuk ishte mirëpritur nga ata që e kishin njohur si njeriun që kishte përgjegjësi komanduese dhe kishte udhëhequr forcat ushtarake serbe në zonën e Llapit gjatë viteve 1998-1999.