Si e kishte kërcënuar Fisnik Ismajlin “dosti” i Rrustem Mustafës!

E publikuar: 07/04/2015 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli duke komentuar debatin e ‘haraçit’ ka përmendur deputetin e PDK-së, Rrustem Mustafën-Remin.

Ismajli, ka treguar se më parë një person duke u thirrur si miku i Remit e kishte kërcënuar atë lidhur me një postim në “Facebook”.

“Më pat thirrë njani në telefon, që u paraqit si dost i Remit, edhe m’tha se nëse nuk e fshij postimin, ka me ma çkye gojën”, ka shkruar Ismajli në FB.

Postimi i plotë:

Kur i pata thanë Remit në një status para do vjete, qatherë kur e pat botue kryeveprën e tij E(u)vropiane, se me kalue prej barabe në intelektual lypë njifarë marifeti, edhe nuk mjafton veç me e botue nji libër, më pat thirrë njani në telefon, që u paraqit si dost i Remit, edhe m’tha se nëse nuk e fshij postimin, ka me ma çkye gojën.

Postimi s’është fshi kurrë, as goja ime s’është çkye, sepse, për fat, unë isha një prej atyne që s’i kanë pasë rendet me i ba zullum, por, qebesa, qiftit të qetyne barabave po iu vie fundi.

E Latën kam qef, kështu, me e pa kah shkon në fllad për do krime daha ma të randa, për të cilat, oh bre, ka me ardhë dita, s’ka çare pa ardhë sa jam gjallë, që kam me e pa kah e fusin te vendi, aty.