Si duhet përfaqësuar Kosova në dialog me Serbinë?

26.04.2018 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Si duhet përfaqësuar Kosova në dialog me Serbinë?

Nga Gurakuç Kuçi

Çështja e negociatave ndërkombëtare mes aktorëve ndërkombëtar çdo herë ka qenë njëçështje për shtetet më shumë njëçështje që kërkon legjitimitet karshi ligjshmërisë. Pra, më shumë kërkon unitet se sa që kërkon përmbajtje të ligjeve në formën e tyre abstrakte.

Çdo herë ligjorja (kushtetuta, ligjet dhe akte të tjera më të vogla) janë ndërtuar mbi racionalen (të arsyeshmen), dhe nëse ka ndodhë e kundërta, atëherë këto kanë ndodhë dhe ndodhin në diktatura, por edhe në vende me demokraci formale (demokraci të manipuluar), ku ligjet interpretohen sipas qejfeve dhe interesave të klasës politike.

Në Kosovë sistemi politik funksional është “oligarki funksionale brenda demokracisë formale”. Ky sistem po mundëson që të ketë sundues dhe të sunduar, duke e kthyer Kosovën në bashkësi kastash cinike dhe jo në shoqëri individualiste demokratike. Rrjedhimisht edhe ligjet po interpretohen sipas qejfeve të klasës sunduese, dhe po gjen ky interpretim mbështetje edhe tek propaganda e shumë analistëve mbi gjykimet abstrakte që u bëhen ligjeve, shpesh kjo po ndodh se disa prej tyre janë të shitur, një pjesë tjetër që nuk dinë fare të lexojnëkomentare dhe literaturë shkencore.

Gjithë kjo ishte një lloj shpjegimi mbi çështjen e interpretimit për përfaqësueshmerinë e Kosovës në dialogun me Serbinë. Se neni kaq dhe neni aq i kushtetutës, apo i ligjit/eve të caktuara shkruan kështu e ashtu, dhe i jep kompetenca Presidentit, apo ndonjë institucioni tjetër. Shumica e atyre opinioneve janë gabim, për më keq edhe manipulim i qëllimshëm, madje shumë herë edhe majmë i paguar.

Përfaqësim dhe negociata me legjitimitet dhe ligjshmëri

Demokracia kërkon ndërtimin e ligjshmërisë mbi legjitimitetin, pra e vë arsyen dhe racionalen para veprimeve pa skrupuj dhe pa gjak.

Për t’i rënë shkurt; Kushtetuta duhet të interpretohet mbi arsyen dhe interesin demokratik të popullit të Kosovës, dhe si mund të bëhet kjo?

Nuk shkohet në negociata me asnjë shtet duke u thirrur në nene dhe kompetenca kushtetuese e ligjeve tjera për negociata, as nuk nxjerrën platforma dhe të imponohen ato platforma të pasakta vetëm bazuar në disa ligje e nene.
Pra, interpretimi i ligjeve kërkon njerëz demokratik dhe shtetar, ku kompetencat kushtetuese nga perspektiva e presidentit interpretohen duke e zbatuar Kushtetutën dhe arsyeshmërinë si tërësi, duke përfaqësuar unitetin e popullit dhe të përfaqësuese të popullit, ndryshe është autoritarizëm dhe krim.

Kur interpretohet njëçështje, mblidhen gjitha ligjet, komentarët, literatura shkencore, etj., që flasin mbi atëçështje mblidhet dhe interpretohet si tërësi, sepse ndryshe ligjorja do ishte sakatuese si çështje abstrakte.
Shembull; nëse Presidenti i Kosovës tani shkon në negociata pa platformën unike dhe përkrahjen e përfaqësuesve të popullit, shkel Kushtetutën në atë që thirret si përfaqësues i unitetit të popullit.

Edhe në rastin tonë, për çështjen e dialogut me Serbinë, për çështje që kanë rëndësi shtetërore me ndikime afatgjata, shtetarët demokratë ligjet i interpretojnë dhe zbatojnë mbi legjitimitetin e nevojshëm, ndryshe autoritaristët ligjoren e shfrytëzojnë për interesa sunduese dhe imponim të subjektivitetit të tij aspak të arsyeshëm.

Thënë përmbledhtazi: dialogu më Serbinë, kërkon që edhe nëse këtë dialog e përfaqëson Presidenti, të zbatoj pozicionin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, apo edhe nëse e përfaqëson Qeveria, njëjtë duhet të veprohet, dhe gjithë klasa përfaqësuese duhet të shprehë një unitet dhe të përfaqësohet Kosova denjësisht. Ndryshe interpretimi abstrakt i ligjeve siç po ndodhë në Kosovë ku Presidenti së pari por edhe qeveria bëjnë dialog e marrëveshje krye në vetenuk bënë pjesë aspak në diskursin dhe praktikën e vendeve demokratike të botës dhe nuk tregon asgjë me shumë se oligarki dhe sundim duke shmangur plotësisht qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre nga jeta publike shtetërore. Uniteti dhe platforma unike janë të domosdoshme për stabilitet shtetëror, dhe çdo veprim ndryshe është akt kundër shtetit të Kosovës. Madje për t’i gjetur zgjidhje kësaj çështje, është në praktikën ndërkombëtare si zgjedhje koncensualekrijimi i një grupi diplomatik që përfaqëson shtetin dhe unitetin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Politika âsht art i kompromisit

Politika âsht art i kompromisit

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Dreka e darka festive për fund vit

Dreka e darka festive për fund vit

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim