Si do reagoje nëse të puth kjo vajzë në mes të rrugës?

E publikuar: 03/04/2015 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çfarë do të bënit nëse dikush krejtësisht i panjohur do të përpiqej t’iu puthte në mes të një stacioni treni plot me njerëz?

Ndoshta të njëjtën gjë që bëjnë shumica e njerëzve në këtë video gazmore të të komedianes Farah Brook nga Nju Jorku.

Video e quajtur ‘Kiss Me NYC’, shfaq Farah teksa përpiqet të kryejë eksperimentin e rrezikshëm në një prej stacioneve me më shumë njerëz në Manhatan, duke shpjeguar për kamerën: “Po shkojmë të puthim ca njerëz në Grand Central! Le të shpresojmë që nuk do të më zënë me grushta”.

Duke ju drejtuar meshkujve të rastësishëm si dhe disa grave me pretekstin për t’i kërkuar disa informacione për rrugën, Farah synon momentin e përshtatshëm për t’iu dhënë nga një puthje ‘viktimave’ të shtangura.