Shuplakë Tiranës, Luftëtari fiton 2-1

E publikuar: 23/10/2016 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dush i ftohtë dhe leksion përulësie për Tiranën, të dyja i ofron Luftëtari. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Superiore ju shkakton humbjen e parë bardhebluve që i japin fund festave pasi u mposhtën 2-1 në Peqin duke humbur një shans të artë për tu afruar me kreun.

Vinte në kërkim të fitores së katërt Tirana , surpriza në formacion nga Daja që i kushtëzuar nga mungesat i kujtonte Takut, kryegolashënues i ekipit zanatin e vjetër të mbrojtësit duke e hedhur në të djathtë, në të majtë Domgjoni. Reginaldo në sulm i mbështetur nga Bregu Dany dhe Abazaj te Luftëtari. E nisin me kokën lart gjirokastritët me Devi Bregun që jep sinjalin e parë në minutën e 8-të, fillim më mirë për Luftëtarin që krijon aksione interesante me Tiranën që edhe nga terreni i paprshtatshëm gabon shumë në pasime. Nuk ka precizion edhe në të djathtën e Merveille Ndockyt në të 36. Mbetet rreziku numër një për mbrojtjen e kryeqytetasve Dejvi bregu që në të 37 shfaqet përballë Likës, fiton eksperienca e portierit. Menjëherë më pas shfaqje klasi e Merveille që rrëzohet në zonë ngrihet, driblon dy kundërshtarë, edhe të tretin alla Ronakldos për të dalë për Mirakës por finalizimi nuk është në lartësinë e driblimit. Në minutën e 41 ndëshkohet Tirana, krosim nga e djathta i devijuar nga Teqja ndihmon Reginaldon ta cojë në rrjetë.

Në avantazh Luftëtari falë Reginaldos me Tiranën që reagon menjëherë, në të 43 Merveille avancon në të majtë dhe pason për Mosies që nuk gjuan sic duhet/ Duhet një shpëtimtar në kampin e Dajës dhe është sërish ai, Afrim Taku që në krosimin e Muzakës në minutën e 45 gjendet para portës për golin e barazimit.

Goli i katërt sezonal për Afrim Takun, pikë force në Tiranën në këtë kampionat. Nis në ekuilibër pjesa e dytë me Karabecin që tenton nga distanca por rastin më të mirë në minutën e 53 e ka Dani djeg kundërshtarët në sprint në kundërsulm dhe tenton të driblojë dhe Likën, por gardiani i portës arrin ti bëjë pis goditjen sa për të evituar golin. Tenton në të 57 nga distanca Taku por është Tirana ajo që në të 58 ndëshkohet sërish, është Dejvi Bregu që lë në vend Domgjonin dhe lëshon një silurë që përfundon në rrjetën e Likës.

Goli i parë sezonal për talentin vlonjat të Luftëtarit, Daja konsumon të tre zëvendësimet, por Tirana vazhdon të vuajë pasi në të 67 Abazaj driblon Aquah dhe kroson për Reginaldon me Ilion Likën që i duhet të bëjë mrekullinë për të evituar golin. Provon të ndryshojë fatin e ndeshjes dhe Muca që avancon dghe godët në minutën e 74 me topin që qeth rtë jashtmen e rrjetës, dy minuta më pas krosim i Takut por Sise nuk gjen dot portën me kokë, dhe të njëjtin fat ka dhe goditje e Moises menjëherë më pas. Të pafrytshme dhe tentativat e tjera të Tiranës që madje rrezikon të pësojë sërish në të 94 nga Bregu dhe pëson humbjen e parë sezonale, padyshim meritat i takojnë Luftëtarit që feston një fitoreje të madhe që e con në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit./supersport.al/