Më shumë të drejta për personat me aftësi të kufizuara

E publikuar: 03/12/2016 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucionet e Kosovës duhet zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatim të ligjeve, njohje dhe respektim të të drejtave, krijim të qasjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese, përfshirje në arsim dhe krijim të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara. Kjo ka qenë kërkesa e dalë nga kjo kategori në konferencën “Qasja dhe fuqizimi për personat me aftësi të kufizuara”, të organizuar nga HANDIKOS-i, në të cilën u diskutua për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, pozita në shoqëri, politikat dhe legjislacioni për këtë grup të shoqërisë

Në konferencë u prezantuan përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, nga Zyra e BE-së në Kosovë, nga Ambasada e SHBA-së, nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas një komunikatë, HANDIKOS-i publikoi përmbledhjen e legjislacionit mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e para e këtij lloji në Kosovë dhe një raport nga hulumtimi i punësimit dhe kushteve të punës së personave me aftësi të kufizuara.

Në fund u ekspozuan piktura dhe punime të tjera të punuara nga personat me aftësi të kufizuar, të mbështetur nga KUSA.

Ndryshe, Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin – Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuara.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara parasheh se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës. Shtetet, ndërkaq duhet të marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe në komunikime./Zeri/