Ka vetëm zgjidhje sipas rastit
Çdo rast është i ndryshëm. Ka pasur edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia, por kjo është pranuar nga BE-ja, po ashtu edhe shpërbërja e Jugosllavisë si dhe e Bashkimit Sovjetik. Pjesë të ish-këtyre shteteve sot janë antarësuar në BE. Një njohje e shtetit të Katalonjës nga vendet e tjera anëtare të BE-së nga këndvështrimi i sotëm duket të jetë e përjashtuar. Qeveria katalonjase nuk duhet të ketë iluzione në këtë drejtim.
Por cila mund të jetë zgjidhja, një perspektivë për të ardhmen, se ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj konflikteve mes rajoneve dhe shteteve nacionale, të cilave u përkasin ato? A ka një përgjigje europiane? Herë pas here ka nisma me propozimin e krijimit të një “Europe të rajoneve”. Si për koinçidencë pikërisht këtë javë në Bruksel është mbledhur “Komisioni i Rajoneve”, një forum, në të cilin marrin pjesë 350 përfaqësues të rajoneve në 28 vendet anëtare, një lloj parlamenti. Komisioni i Rajoneve është megjithatë vetëm një forum konsultues. Pushtetin legjislativ e ndajnë në BE shtetet nacionale në Këshill dhe në Parlamentin Europian të zgjedhur në mënyrë direkte. Propozimi, për t’i shfuqizuar shtetet nacionale në BE dhe për t’i forcuar rajonet si Katalonja, Kertneni apo Shlesvig-Hoshtein dhe për t’i bërë ato si komponente të vërteta të identitetit europian është joshëse në aspektin e shtetit teorik, por në praktikë kjo është e parealizueshme.
Nacion apo rajon?
Federalizimi i shteteteve nacionale të zhvilluara historikisht është i vështirë. Nuk është vetëm ndjenja rajonale e atdheut, por edhe identiteti nacional, që nuk mund të shpërbëhen kaq thjeshtë. Gjithashtu separatistët në Katalonjë nuk duan më të jenë vetëm një rajon në Europë, por një shtet i mirëfilltë, sepse besojnë, që katalonjasit përbëjnë një komb. Këtu shkrihen konceptet dhe përkufizimet. Çfarë është një komb, ç’është një rajon dhe ç’është një konfederatë?
Bernd Riegert
Sot 28 shtetet në Bruksel dhe 750 deputetët duhet të bien dakord dhe të marrin vendime. Nëse shtetet nacionale zëvendësohen nga rajonet e përcaktuara tani në BE, atëherë nuk do të kishte më një samit të 28 shteteve nacionale, por të 98 rajoneve. Këto rajone i përgjigjen asaj, që në Gjermani është landi federal. Por ka edhe ndarje në njësi më të vogla. Nëse rajoni ndahen në nivelin e qeverive lokale në Gjermani, atëherë do të kishim 276 rajone. Nëse këtyre u shtojmë edhe qarqet si në Gjermani apo departamentet si në Francë, si njësi për pjesëmarrje politike në BE, arrijmë në një shifër prej 1342. Një Europë e tillë do të ishte me kompetencat e sotme që ajo ka e pamundur të qeverisej.
Këto shifra burojnë nga Autoriteti Europian i Statistikave. Këto BE-ja i ndan në rajone të pastra të nivelit të parë deri në të dytë (NUTS), sepse subvencionet e BE-së dhe ndihmat strukturore qysh sot planifikohen dhe llogariten në njësi të vogla.
Copezimi në rajone nuk do ta zgjidhte problemin politik, që shohim në Katalonjë. Sepse edhe nacioneve të vet përcaktuara, që e ndiejnë veten në BE ashtu si një pjesë e katalonjasve të “shtypur”, duhet t’u bëhet e qartë, që mëvetësia shtetërore dhe shtetet e vogla në kohën tonë nuk sjellin më përparimin. Katalonjasit mund të përpiqen ta ndryshojnë Spanjën po ashtu edhe skocezët Britaninë e Madhe. Por për këtë nuk është Europa partneri i duhur i negociimit.